41. Fusilet · ajete 26–33

سورة فصّلت
26

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَسۡمَعُواْ لِهَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ وَٱلۡغَوۡاْ فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَغۡلِبُونَ

We kalel-ledhine keferu la tesma’u lihedhal-kur’ani wel-gaw fihi le’allekum teglibune

Ata që nuk besuan thanë: "Mos e dëgjoni këtë Kur'an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!"

27

فَلَنُذِيقَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَذَابٗا شَدِيدٗا وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَسۡوَأَ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Felenudhikannel-ledhine keferu ‘adhabæn shedidæn we lenexhzijennehum ‘eswe’el-ledhi kanu ja’melune

E, Ne atyre që nuk besuan patjetër do t'u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t'i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.

28

ذَٰلِكَ جَزَآءُ أَعۡدَآءِ ٱللَّهِ ٱلنَّارُۖ لَهُمۡ فِيهَا دَارُ ٱلۡخُلۡدِ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَجۡحَدُونَ

Dhalike xheza’u ‘a’da’i Ellahi en-naru lehum fiha darul-huldi xheza’en bima kanu bi’ajatina jexhhedune

Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona.

29

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ رَبَّنَآ أَرِنَا ٱلَّذَيۡنِ أَضَلَّانَا مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ نَجۡعَلۡهُمَا تَحۡتَ أَقۡدَامِنَا لِيَكُونَا مِنَ ٱلۡأَسۡفَلِينَ

We kalel-ledhine keferu rebbena ‘erinal-ledhejni ‘edellana minel-xhinni wel-’insi nexh’alhuma tehte ‘ekdamina lijekuna minel-’esfeline

Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t'i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!"

30

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ تَتَنَزَّلُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُواْ وَلَا تَحۡزَنُواْ وَأَبۡشِرُواْ بِٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

‘Innel-ledhine kalu rebbunallahu thumme estekamu tetenezzelu ‘alejhimul-mela’iketu ‘ella tehafu we la tehzenu we ‘ebshiru bil-xhenneti elleti kuntum tu’adune

E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.

31

نَحۡنُ أَوۡلِيَآؤُكُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَكُمۡ فِيهَا مَا تَشۡتَهِيٓ أَنفُسُكُمۡ وَلَكُمۡ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ

Nehnu ‘ewlija’uukum fil-hejæti ed-dunja we fil-’ahireti we lekum fiha ma teshtehi ‘enfusukum we lekum fiha ma tedda’une

(u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.

32

نُزُلٗا مِّنۡ غَفُورٖ رَّحِيمٖ

Nuzulæn min gafurin Rehimin

Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!

33

وَمَنۡ أَحۡسَنُ قَوۡلٗا مِّمَّن دَعَآ إِلَى ٱللَّهِ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

We men ‘ehsenu kawlæn mimmen da’a ‘ila Ellahi we ‘amile salihæn we kale ‘inneni minel-muslimine

E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve?"