41. Fusilet · ajete 45–52

سورة فصّلت
45

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ فَٱخۡتُلِفَ فِيهِۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۚ وَإِنَّهُمۡ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُ مُرِيبٖ

We lekad ‘atejna musal-kitabe fahtulife fihi we lewla kelimetun sebekat min rabbike lekudije bejnehum we ‘innehum lefi shekkin minhu muribin

Ne edhe Musait ia patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.

46

مَّنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۗ وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ

Men ‘amile salihæn felinefsihi we men ‘esa’e fe’alejha we ma rebbuke bidhellamin lil’abidi

Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve.

47

۞ إِلَيۡهِ يُرَدُّ عِلۡمُ ٱلسَّاعَةِۚ وَمَا تَخۡرُجُ مِن ثَمَرَٰتٖ مِّنۡ أَكۡمَامِهَا وَمَا تَحۡمِلُ مِنۡ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلۡمِهِۦۚ وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ أَيۡنَ شُرَكَآءِي قَالُوٓاْ ءَاذَنَّٰكَ مَا مِنَّا مِن شَهِيدٖ

‘Ilejhi jureddu ‘ilmu es-sa’ati we ma tehruxhu min themeratin min ‘ekmamiha we ma tehmilu min ‘untha we la teda’u ‘illa bi’ilmihi we jewme junadihim ‘ejne shureka’i kalu ‘adhennake ma minna min shehidin

"Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai i thërret ata se ku janë ata që m'i bënit shokë? Ata thonë: "Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!

48

وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَدۡعُونَ مِن قَبۡلُۖ وَظَنُّواْ مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٖ

We delle ‘anhum ma kanu jed’une min kablu we dhennu ma lehum min mehisin

Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronin, e binden se ata nuk kanë shpëtim.

49

لَّا يَسۡـَٔمُ ٱلۡإِنسَٰنُ مِن دُعَآءِ ٱلۡخَيۡرِ وَإِن مَّسَّهُ ٱلشَّرُّ فَيَـُٔوسٞ قَنُوطٞ

La jes’emul-’insanu min du’a’il-hajri we ‘in messehu esh-sherru feje’usun kanutun

Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godet e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb e shpresën.

50

وَلَئِنۡ أَذَقۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنَّا مِنۢ بَعۡدِ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُ لَيَقُولَنَّ هَٰذَا لِي وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّجِعۡتُ إِلَىٰ رَبِّيٓ إِنَّ لِي عِندَهُۥ لَلۡحُسۡنَىٰۚ فَلَنُنَبِّئَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِمَا عَمِلُواْ وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنۡ عَذَابٍ غَلِيظٖ

We le’in ‘edheknahu rehmeten minna min ba’di derra’e messet/hu lejekulenne hadha li we ma ‘edhunnu es-sa’ate ka’imeten we le’in ruxhi’tu ‘ila rabbi ‘inne li ‘indehu lelhusna felenunebbi’ennel-ledhine keferu bima ‘amilu we lenudhikannehum min ‘adhabin galidhin

E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!" Ne patjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Duket se përsëritet ajeti: vejlun... - të mjerët, por nuk është përsëritje, meqë në secilin rast ka pasur si qëllim gjësendin, që është përmendur. Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Murselat. Falënderoj Allahun e Madhëruar!
51

وَإِذَآ أَنۡعَمۡنَا عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ أَعۡرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ فَذُو دُعَآءٍ عَرِيضٖ

We ‘idha ‘en’amna ‘alel-’insani ‘a’rede we ne’a bixhanibihi we ‘idha messehu esh-sherru fedhu du’a’in ‘aridin

Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.

52

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ ثُمَّ كَفَرۡتُم بِهِۦ مَنۡ أَضَلُّ مِمَّنۡ هُوَ فِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ

Kul ‘ere’ejtum ‘in kane min ‘indi Ellahi thumme kefertum bihi men ‘edellu mimmen huwe fi shikakin ba’idin

Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur përmend Kurani shpërblimet, që do të kenë besimtarët te Zoti i Madhëruar idhujtarëve iu vjen rëndë, prandaj krenoheshin se edhe në botën tjetër do të gëzojnë të drejta si besimtarët. Jo, Zoti nuk i barazon zullumqarët me besimtarë. Besimtarët zbatuan urdhrat e Zotit në jetën e kësaj bote, prandaj edhe në botën tjetër janë ballëhapur, kurse kriminelëve iu bëhet thirrje ironike, që t’i bëjnë Zotit sexhde në botën tjetër, por ata janë të shtangur si dërrasa, nuk mund të përulen, turpërohen, e ulin kokën, e dinë se kanë mundur të bënin sexhde sa ishin në dynja të lirë e të shëndoshë, por ajo ka kaluar, prandaj mbesin të dëshpëruar. Ndodh që Zoti t’ua vazhdojë për një kohë të mirat edhe atij që është zullumqar, por kur e kap me atë ndëshkimin e vet, nuk e lëshon kurrë më. Vuajtjet në xhehenem janë tepër të shëmtuara, janë tepër të rënda, nuk do të ishte logjike të hidhet njeriu në to, vetëm nëse është tepër i pashpirt, i pamëshirë. E kur është shpirtërisht i prishur dhe ndjek atë rrugë që e çon në xhehenem mundet, që Zoti ta lejojë të futet sa më thellë në krime e punë të këqija, ashtu që ai xhehenem i tmerrshëm të jetë meritë për të tillin, prandaj nuk duhet të habitemi pse ndonjëherë edhe shpirtëkëqijve u shkon puna mirë. Për ngjarjen e Junusit është folur në suren Junus.