We le’in ‘edheknahu rehmeten minna min ba’di derra’e messet/hu lejekulenne hadha li we ma ‘edhunnu es-sa’ate ka’imeten we le’in ruxhi’tu ‘ila rabbi ‘inne li ‘indehu lelhusna felenunebbi’ennel-ledhine keferu bima ‘amilu we lenudhikannehum min ‘adhabin galidhin
E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!" Ne patjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Duket se përsëritet ajeti: vejlun... - të mjerët, por nuk është përsëritje, meqë në secilin rast ka pasur si qëllim gjësendin, që është përmendur. Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Murselat. Falënderoj Allahun e Madhëruar!
Kul ‘ere’ejtum ‘in kane min ‘indi Ellahi thumme kefertum bihi men ‘edellu mimmen huwe fi shikakin ba’idin
Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur përmend Kurani shpërblimet, që do të kenë besimtarët te Zoti i Madhëruar idhujtarëve iu vjen rëndë, prandaj krenoheshin se edhe në botën tjetër do të gëzojnë të drejta si besimtarët. Jo, Zoti nuk i barazon zullumqarët me besimtarë. Besimtarët zbatuan urdhrat e Zotit në jetën e kësaj bote, prandaj edhe në botën tjetër janë ballëhapur, kurse kriminelëve iu bëhet thirrje ironike, që t’i bëjnë Zotit sexhde në botën tjetër, por ata janë të shtangur si dërrasa, nuk mund të përulen, turpërohen, e ulin kokën, e dinë se kanë mundur të bënin sexhde sa ishin në dynja të lirë e të shëndoshë, por ajo ka kaluar, prandaj mbesin të dëshpëruar. Ndodh që Zoti t’ua vazhdojë për një kohë të mirat edhe atij që është zullumqar, por kur e kap me atë ndëshkimin e vet, nuk e lëshon kurrë më. Vuajtjet në xhehenem janë tepër të shëmtuara, janë tepër të rënda, nuk do të ishte logjike të hidhet njeriu në to, vetëm nëse është tepër i pashpirt, i pamëshirë. E kur është shpirtërisht i prishur dhe ndjek atë rrugë që e çon në xhehenem mundet, që Zoti ta lejojë të futet sa më thellë në krime e punë të këqija, ashtu që ai xhehenem i tmerrshëm të jetë meritë për të tillin, prandaj nuk duhet të habitemi pse ndonjëherë edhe shpirtëkëqijve u shkon puna mirë. Për ngjarjen e Junusit është folur në suren Junus.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.