41. Fusilet · Ajeti 52

سورة فصّلت
Përkthimi Sherif Ahmeti
52

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ ثُمَّ كَفَرۡتُم بِهِۦ مَنۡ أَضَلُّ مِمَّنۡ هُوَ فِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ

Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur përmend Kurani shpërblimet, që do të kenë besimtarët te Zoti i Madhëruar idhujtarëve iu vjen rëndë, prandaj krenoheshin se edhe në botën tjetër do të gëzojnë të drejta si besimtarët. Jo, Zoti nuk i barazon zullumqarët me besimtarë. Besimtarët zbatuan urdhrat e Zotit në jetën e kësaj bote, prandaj edhe në botën tjetër janë ballëhapur, kurse kriminelëve iu bëhet thirrje ironike, që t’i bëjnë Zotit sexhde në botën tjetër, por ata janë të shtangur si dërrasa, nuk mund të përulen, turpërohen, e ulin kokën, e dinë se kanë mundur të bënin sexhde sa ishin në dynja të lirë e të shëndoshë, por ajo ka kaluar, prandaj mbesin të dëshpëruar. Ndodh që Zoti t’ua vazhdojë për një kohë të mirat edhe atij që është zullumqar, por kur e kap me atë ndëshkimin e vet, nuk e lëshon kurrë më. Vuajtjet në xhehenem janë tepër të shëmtuara, janë tepër të rënda, nuk do të ishte logjike të hidhet njeriu në to, vetëm nëse është tepër i pashpirt, i pamëshirë. E kur është shpirtërisht i prishur dhe ndjek atë rrugë që e çon në xhehenem mundet, që Zoti ta lejojë të futet sa më thellë në krime e punë të këqija, ashtu që ai xhehenem i tmerrshëm të jetë meritë për të tillin, prandaj nuk duhet të habitemi pse ndonjëherë edhe shpirtëkëqijve u shkon puna mirë. Për ngjarjen e Junusit është folur në suren Junus.