← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

42. Shura · Ajeti 14 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 42:1–42:18

Shkronjat në fillim të kaptinës thuhet se janë: simbole hyjnore, emra të Zotit, betime të Zotit, shenja të fillimit të fjalëve dhe të mbarimit të tyre dhe thuhet se janë emra të kaptinave në fjalë. Shih çka është thënë në Suretul Bekaretu.

Allahu që i shpalli Muhammedit Kur'anin, u shpalli edhe pejgamberëve para tij. Prej autoritetit të madhërisë së Tij, gati pëlcasin qiejt, ndërsa idhujtarët flasin çmos për Të, po melaiket më të larta gjithnjë i luten Atij dhe e falënderojnë, duke kërkuar që besimtarët e drejtë t'i mëshirojë.

As thëniet e as veprat e idhujtarëve nuk mund t'i fshihen Zotit. Muhammedi ka për detyrë të thërrasë në rrugë të drejtë banorët e Mekës dhe të vendeve përreth dhe t'u tregojë se do të tubohen para Zotit dhe se do të ndahen në dy grupe, disa për xhennet, kurse të tjerët për xhehenem. Atë ditë nuk ka ndihmës as mbrojtës tjetër, përveç Zotit, Krijuesit të çdo sendi e qenieje të të dy gjinive.

Të gjithë pejgamberëve, duke filluar prej Nuhut, Zoti u shpalli një fe të njëjtë, të gjithë u porositën t'i përmbahen saktësisht asaj feje e të mos përçahen. Përçarjet e mëvonshme janë pasojë e zilisë, inatit, mendjemadhësisë, por mëshira e Zotit është shumë e madhe. Ajo përfshiu të gjitha krijesat, ndër të cilat edhe njerëzit, qofshin besimtarë ose jobesimtarë, ngase edhe jobesimtarët i përfshiu ajo mëshirë, meqë nuk u ndëshkuan aty për aty, por u lejuan të jetojnë deri në një afat të caktuar.

Pejgamberi ynë urdhërohet t'u shmanget përçarjeve të ithtarëve të librit, jehudive dhe të krishterëve, e t'i përmbahet fesë së drejtë e të kulluar, të cilën e praktikuan të gjithë pejgamberët dhe besimtarët e tyre të drejtë, e çdokush do të përgjigjet për veprat e veta.

Çasti i katastrofës së përgjithshme është enigmë për të gjitha krijesat, atë e di vetëm Zoti, por njerëzit gjithnjë duhet të jenë të gatshëm e të mos i befasojë, ata që përqeshën, nuk e shohin veten se sa shumë kanë humbur.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 42:9–42:14

- “Mos vallë, ata zgjedhin mbrojtës të tjerë veç Atij?! Vetëm Allahu është Mbrojtësi. Është Ai që ngjall të vdekurit dhe është i plotfuqishëm për gjithçka. ” - Allahu i Madhëruar na mëson se Ai është El Uelij- Mbrojtësi, i Dashuri dhe Miku i vërtetë, i vetmi që meriton adhurimet. Ai është i vetmi, që ka pushtetin për të ringjallur krijesat pas vdekjes dhe Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Më pas, i Lartësuari Krenar thotë: - “Për çdo çështje që nuk pajtoheni, gjykimin për të e gjeni tek Allahu. ” - Vetëm tek Ai kërkojeni gjykimin, për të gjitha çështjet që keni mospajtime. Ai është Gjykuesi më i drejtë dhe gjykimin e Tij e ka sjellë në Kuran dhe në traditën e Profetit të Tij, siç thotë në ajetin tjetër: “ O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe udhëheqësve tuaj! Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë para - shtrojeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, nëse vërtet e besoni Allahun dhe Ditën e Fundit! Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. A nuk i ke parë ata që pohojnë se besojnë në Shpalljen që të është dhënë ty (o Muhamed) dhe në Shpalljet e ardhura para teje, por (në të vërtetë) dëshirojnë që mes tyre të gjykojë tagut-i (shejtani), megjithëse janë urdhëruar ta mohojnë atë? Shejtani dëshiron t’i çojë ata shumë larg (nga e vërteta). Kur u thuhet atyre “Ejani te Shpallja që ka sjellë Allahu dhe tek i Dërguari!”, dyfytyrakët të kthejnë shpinën.” [Nisa 59 - 61]. - “Ai është Allahu, Zoti im; vetëm tek Ai mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.” - Në dorën e Tij është çdo gjykim dhe vendim, prandaj vetëm tek Ai kthehu për të gjitha çështjet. - “Ai është Krijuesi i qiejve e i Tokës. ” - Ai i bëri të ekzistojnë qiejt dhe Toka dhe gjithçka mes tyre. - “Nga lloji juaj, Ai krijoi për ju bashkë - shorte; ...” - Si përkujdesje e mëshirë për ju, krijoi nga lloji juaj, bashkëshorte për ju. Është tregues i mirësisë e përkujdesit të Tij që ju krijoi në çift, mashkull e femër. - “... edhe nga kafshët krijoi çifte ...” - Ai krijoi për ju lloje bagëtish në çift, sikurse thotë në ajetin tjetër: “... dy gjini dhensh (femër e mashkull) dhe dy gjini dhish (femër

e mashkull) . ...” Po kështu: “Edhe nga devetë janë dy gjini (femër e mashkull) dhe nga lopët dy gjini (femër e mashkull) .” [En’am 143, 144]. - “... që t’ju shumojë. ” - Kështu vendosi Zoti, që të shumoheni brez pas brezi e bark pas barku, si kafshët, ashtu edhe njerëzit. - “Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi. ” - Në pushtetin për të krijuar dhe në të gjitha cilësitë dhe përshkrimet e Tij të larta, nuk ka të barabartë a të ngjashëm me Të. - “Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës.” - Një ajet i ngjashëm u shtjellua edhe në suren Zumer. Ky ajet tregon se Allahu i Lavdëruar është Ai që rregullon e përkujde - set për të gjitha çështjet e krijesave; është vullneti i Tij që zbatohet ndër to. - “Ai ia shton rizkun atij që Ai do dhe po Ai ia pakëson. Ai është i Gjithëdijshëm për gjithçka.” - Është Allahu Ai që ia shton rizkun atij që do dhe ia ngushton atij që do. Në çdo përcaktim dhe vepër të tij, Ai është absolutisht i Urtë dhe i Drejtë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 42:13–42:14

Allahu i Madhëruar i drejtohet këtij umeti dhe i thotë: - “Ai ka caktuar për ju si fe, atë me të cilën urdhëroi Nuhun, atë që ta shpalli ty, si dhe atë që i diktuam Ibrahimit, Musait dhe Isait. ” - Fillimisht përmenden i pari resul pas Ademit (a.s.), pra, Nuhu, dhe Pro - feti i fundit, Muhamedi ﷺ . Më pas përme - nden më të dalluarit dhe më të zgjedhurit profetë: Ibrahimi, Musai dhe Isai, biri i Merjemes, - paqja e Zotit qoftë me ta! Kështu janë përmendur edhe në ajetin tjetër: “Dhe Ne morëm prej profetëve një premtim (solemn), siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merje - mes. Ne morëm prej tyre një besë solemne.” [Ahzab 7]. - “Nënshtrohuni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të! ” - Feja të cilën e kumtuan dhe sollën ndër njerëz të gjithë profetët ishte adhurimi i Zotit si një dhe i vetëm pa ortak, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhu - roni!”” [Enbija 25]. Në hadith thuhet: “Ne profetët jemi vëllezër. Nënat i kemi të ndryshme, por fenë e kemi të njëjtë.” Qëllimi këtu është teuhidi, me të cilin Allahu i Madhëruar urdhëroi çdo profet që dërgoi ndër njerëz dhe i cili ka qenë themeli kryesor në çdo shpallje të Tij, edhe nëse sheriatet kanë qenë të ndryshme e të larmishme. Allahu i Madhëruar thotë: “E çfarë gjykimi kërkojnë prej teje, kur ata kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e sërish e refuzojnë atë?! Ata nuk janë besimtarë.” [Maide 48]. Ndërsa në këtë ajet thotë: “Nënshtrohuni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Kështu, Allahu i Lavdëruar i porositi të gjithë profetët (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin me ta!) për unitet e bashkim dhe i ndaloi nga përçarja e kundërshtitë. - “Për idhujtarët është e rëndë ajo në të cilën ju i ftoni.” - Për ta, o Muhamed, është e rëndë ajo ftesë që u bën: besimi në një Zot të vetëm dhe adhurimi i Tij si i tillë, prandaj e refuzojnë. - “Allahu përzgjedh për këtë (fe) atë që Ai do dhe e udhëzon në të atë që i kthehet Atij.” - Është Ai, i Vetmi që përcakton udhëzimin dhe dritën për atë që e meriton

atë. Ndërsa ata që zgjodhën humbjen dhe errësirën mbi udhën e drejtë të Zotit, ata e merituan atë që zgjodhën. - “Ata u përçanë mes njëri -tjetrit vetëm pasi u erdhi e Vërteta, për shkak të zilisë mes tyre.” - Ata e kundërshtuan të vërtetën, kur ajo u erdhi e qartë dhe me fakte të pakundërshtueshme. Kjo ndodhi për shkak të kalimit të kufijve nga ana e tyre, inati e këmbëngulja për të mos pranuar të vërtetën, si edhe nga zilia. - “Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Zotit tënd për t'i lënë deri në një afat të caktuar, çështja e tyre do të kishte përfu - nduar.” - Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Zotit që llogaria e tyre të bëhet në ditën e premtuar të Kijametit, do t’ua kishte dhënë ndëshkimin që në këtë dynja. - “Nuk ka dyshim se ata që e kanë tra - shëguar deri tani Librin ...” - Domethënë, ata që erdhën pas atij brezi të parë, që kundërshtuan profetët dhe refuzuan të vërtetën. - “... kanë dyshime të thella për të. ” – Domethënë, nuk kanë siguri rreth asaj që besojnë, por janë thjesht pasues të verbër të të parëve të tyre, pa asnjë argument e fakt bindës. Ata janë tërësisht të turbullt dhe në një përçarje të thellë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 42:14–42:15

- “Ata u përçanë mes njëri -tjetrit vetëm pasi u erdhi e Vërteta, për shkak të zilisë mes tyre.” - Pasi i urdhëroi muslimanët që të unifikojnë radhët e tyre dhe të mos përçahen në fe, Allahu i Lartësuar i porosit ata që të mos vetëkënaqen e të mjaftohen thjesht me faktin që Allahu i Lartësuar u shpalli atyre një libër që shtjellon gjithçka dhe që është garanci për ruajtjen nga humbja. Arsyeja është se edhe ndjekësit e librave të mëparshëm hynorë fillimisht e kishin librin e Zotit të plotë në duart e tyre, i cili u jepte porosi dhe u siguronte bashkimin, nëse do të besohej dhe zbatohej

ashtu si duhej. Por ata, përkundrazi, u përçanë mes njëri -tjetrit, për shkak të zilisë dhe urrejtjes që mbanin në zemrat e tyre. Ata ushqyen urrejtjen dhe smirën kundër njëri-tjetrit, prandaj mes tyre lindi armiqësia dhe kundërshtimi rreth të vërtetës. Kështu ata i përçanë radhët e tyre. Prandaj, jini të kujdesshëm, o muslimanë, që të mos gaboni, sikurse gabuan ata! - “Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Zotit tënd për t'i lënë deri në një afat të caktuar, çështja e tyre do të kishte përfunduar.” - Nëse nuk do të ishte vendimi i të Gjithëpushtetshmit për ta lënë në një afat ndëshkimin final, çështja e tyre do të kishte përfunduar. Por Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe urtësinë e Tij, ka vendosur që t’i lërë ata deri në afatin e caktuar. - “Nuk ka dyshim se ata, që e kanë trashëguar deri tani Librin, kanë dyshime të thella për të.” - Edhe dijetarët që e trashëguan Librin hyjnor nga të parët e tyre janë në mospajtime dhe paqartësi të shumta, gjë kjo që sjell edhe përçarjen mes tyre. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Kjo e ka zanafillën tek të parët e tyre, të cilët u përçanë për shkak të urrejtjes dhe smirës që kishin në zemra. Në disa ajete të tjera, Madhëruari tregon: “Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra . Ata i ndryshuan fjalët (në Libër) nga domethënia e tyre dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. Fali ata dhe, me butësi, tolero! Allahu i do ata që bëjnë mirë. Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara(pasues të Isait) ”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj (shpalljes) me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë .” [Maide 13, 14]. Kështu, dyshimi dhe pasiguria në rrugën që ndjekin është cilësi që ata e trashëgojnë, dhe kjo, pa dyshim, do të bëjë që zemrat e tyre të jenë gjithmonë të përçara keqas. - “E, pikërisht për këtë ti fto të tjerët,...” - Pikërisht për këtë fe të drejtë, për të cilën Zoti shpalli librat qiellorë dhe dërgoi profetët, pikërisht për këtë nxite popullin tënd që ta besojë dhe pasojë, që ta praktikojnë në jetën e tyre dhe të ftojnë gjithë botën në përqafimin e saj! Pikërisht për këtë fe dhe besim të drejtë, që sjell mbarësinë, paqen dhe bashkimin, lufto këdo që qëndron si pengesë para saj apo që kërkon ta shkatërrojë! - “...përqendrohu në rrugën e drejtë, ashtu si të është urdhëruar...” - Ky është një urdhër që i drejtohet Profetit (a.s.) për istiķâmeh, pra, për qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në rrugën e Allahut, ashtu sikurse Ai ka urdhëruar. Kuptimi i ajetit është: Ji i qëndrueshëm në zbatimin e porosive të Zotit, ashtu sikurse Ai të ka urdhëruar, pa e tepruar, por edhe pa neglizhuar dhe pa bërë lëshime. Adhuroje Zotin tënd duke qenë i vazhdueshëm, sistematik dhe korrekt në zbatimin e urdhrave të Tij dhe në largimin nga ndalesat e Tij! Ky është një urdhër i mrekullueshëm, që i Gjithëdituri jep në këtë Kur'an. Ai është urdhër, nga njëra anë, për të plotësuar vetveten, duke qenë i vazhdueshëm dhe këmbëngulës në adhurimin e Zotit dhe, nga ana tjetër, për t’u përpjekur që të udhëzohen edhe të tjerët në adhurimin e një Zoti të vetëm, për të jetuar sipas porosive të Tij. Ky urdhër vërtet i drejtohej Profetit, por - sikurse dihet - të gjithë urdhrat që Zoti ia ka drejtuar Profetit (a.s.) vlejnë edhe për umetin e tij, përveç rasteve kur ka dëshmi të qarta që ata kanë qenë të posaçëm vetëm për Profetin (a.s.). - “...dhe kurrë mos shko pas dëshirave të tyre!” – Kuptimi: Kurrsesi mos u bëj pasues i dëshirave dhe prirjeve të njerëzve të devijuar e të prishur: qafirë, munafikë idhujtarë apo çfarëdolloj qofshin ata. Pasimi i tyre mund të bëhet me forma nga më të ndryshmet. Pasues i dëshirave të tyre mund të bëhesh duke ndjekur fenë a tyre apo një

pjesë të saj, duke lënë thirrjen në rrugën e Allahut dhe në fenë e Tij të drejtë, ose duke neglizhuar në zbatimin e urdhrave dhe kryerjen e ndalesave. Nëse i ndjek hapat e tyre, do të bëhesh si të padrejtët. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “ mos shko pas dëshirave të tyre ”, dhe jo: “... mos paso fenë e tyre !”, sepse origjina e fesë së tyre është pikërisht feja që Zoti e solli nëpërmjet profetëve, por ata e kanë shtrembëruar dhe nuk e kanë zbatuar atë si duhej. Ata ndjekin dëshirat e tyre dhe e konsiderojnë fenë si lojë dhe si gjë të parëndësishme. - “Thuaju: “Unë u besoj Librave që ka shpallur Allahu..” -; Kjo është një porosi e vyer rreth mënyrës së polemizimit me ta. Polemika me ta duhet të jetë e bazuar në një themel të rëndësishëm, që është besimi në të gjitha shpalljet e Allahut të Lartësuar. Kështu, atyre duhet t'u bëjmë të ditur se Islami na udhëzon që të besojmë të gjitha shpalljet hyjnore, dhe kjo tregon madhështinë, mirësinë dhe sigurinë e kësaj feje mbi të gjitha fetë e tjera. Madje, feja që ata pretendojnë se pasojnë nuk është gjë tjetër, por veçse një pjesë e Islamit. Feja Islame është feja e Zotit, e plotësuar dhe e ruajtur nga çdo devijim. Nëse ithtarët e Librit kërkojnë që të polemizojnë me muslimanët mbi bazën e besimit të disa librave hyjnorë dhe mohimit të disa të tjerëve (në rastin konkret: të Kur'anit), kjo është jo e drejtë dhe e papranueshme. Besimtar i vërtetë te Zoti është ai që i beson të gjitha shpalljet e Zotit dhe të gjithë profetët e Tij. Në fakt, gabimi i ithtarëve të Librit është shumë i madh, sepse edhe profetët që ata pretendojnë se pasojnë janë urdhëruar dhe kanë urdhëruar popujt e tyre që të besojnë Profetin e Fundmë, Muhamedin (a.s.), dhe Librin madhështor që do t’i shpallej atij nga Zoti, pra, Kur'anin famëlartë. Duke mohuar Muhamedin (a.s.), ata në të vërtetë kanë mohuar edhe profetin e tyre, që pretendojnë se e pasojnë. Duke mohuar Kur'anin, ata kanë mohuar edhe librat që pretendojnë se i besojnë dhe zbatojnë. Nga ana tjetër, Kur'ani është mundësia e tyre e vetme për të vërtetuar saktësinë e atyre librave, apo më saktë, pjesë librash që u kanë mbetur në duar. Profeti ynë na ka urdhëruar që t’i besojmë të gjithë profetët e Zotit, mes të cilëve Musain e Isain. Ai na ka urdhëruar që të besojmë edhe Teuratin me Ungjillin, të cilët iu shpallën profetëve përkatës. Por, sidoqoftë, Kur'ani është e vetmja mundësi për të vërtetuar çfarë është e saktë në librat që kanë në duart e tyre dhe çfarë jo. I Lartësuari thotë: “O ithtarë të Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë (Muhammedi) , që ju sqaron shumë nga ajo që ju i keni fshehur prej Librit e që për shumë të tjera, ai fal. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me Lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në një Rrugë të Drejtë.” [Maide 15, 16]. Ose: “O ithtarë të Librit! Ja ku ju erdhi i Dërguari Ynë, që ju qartëson (të vërtetën), pas ndërprerjes së të dërguarve, që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi i dërguar që të na përgëzonte e të na tërhiqte vërejtjen”. Ja, pra, ku ju erdhi Përgëzuesi dhe Paralajmëruesi. Allahu ka pushtet për gjithçka.” [Maide 19]. Kështu pra, muslimani është i urdhëruar që të besojë Teuratin dhe Ungjillin, – që iu shpallën respektivisht Musait dhe Isait, – për aq sa ato tekste janë në përputhje me Kur'anin, dhe jo pjesët e tyre që janë shtrembëruar dhe keqinterpretuar nga pasuesit e dëshirave personale, pa dritë e udhëzim prej Zotit. - “...dhe jam urdhëruar që të mbaj drejtësi mes jush.” – Kuptimi: Unë jam urdhëruar që t’i gjykoj me drejtësi rastet kur ju keni mospajtime. Mua nuk më pengon armiqësia juaj ndaj meje që t’ju gjykoj me drejtësi, duke miratuar atë që është e saktë dhe e drejtë dhe duke refuzuar atë që është gabim dhe e pavërtetë. Kriteri i gjykimit të drejtë është Libri i Zotit tim. - “Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj! Ne kemi përgjegjësi për veprat tona e ju për veprat tuaja.” - Të gjithë jemi të barabartë

përpara Zotit. Askush nuk ka ekskluzivitetin për të qenë adhurues i vërtetë i Tij. Ne kemi punët tona, të mira apo të këqija, për të cilat do të japim llogari, dhe ju keni punët tuaja, të mira apo të këqija, për të cilat do të jepni llogari. Dallimi qëndron në faktin se ku mbështetemi dhe ku e gjejmë udhëzimin. Pra, le të shohim mirë se nga i marrim udhëzimet për të adhuruar Zotin. - “Nuk ka polemika mes nesh e jush.” - Nëse rruga e drejtë e Zotit është qartësuar, atëherë nuk mbetet më vend për polemika, por duhet që vendin e tyre ta zërë besimi i sinqertë dhe puna sipas udhëzimeve të Zotit. Pas qartësimit të së vërtetës nga e kota, njerëzit ndahen në dy grupe: të sinqertët, që e besojnë dhe e pasojnë udhëzimin të drejtë, dhe pasuesit e dëshirave të veta, që nuk e duan të vërtetën dhe para të cilëve nuk ka mbetur asnjë justifikim që mund ta përdorin para Zotit të tyre. Në fakt, këtu nuk është për qëllim që të ndërpritet dialogimi me ithtarët e librave hyjnorë të mëparshëm, por të zgjidhet mirë çështja që do të diskutohet dhe të përcaktohen rregulla të qarta në polemizimin me ta. Sigurisht, kushti i parë mbi të cilin duhet të ngrihet diskutimi duhet të jetë besimi në librat dhe profetët e Zotit, me kriteret e tyre përkatëse. I Lartësuari thotë: “ Dhe mos polemizoni me Ithtarët e librit, (kur i ftoni në fenë tuaj) , veçse ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë të padrejtë, dhe thuajuni: “Ne i besojmë shpalljes që na u zbrit neve dhe shpalljes që ju zbriti juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar. ” [Ankebut 46]. Kjo është detyra jonë në këtë jetë. Ndërsa në jetën tjetër: - “Allahu do të na mbledhë të gjithëve dhe vetëm tek Ai është përfundimi.” – Pra, Ditën e Gjykimit është Allahu i Lartësuar dhe i Gjithëditur që do të gjykojë me drejtësi për veprat tona dhe për atë që besuam. Atë ditë do të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët, dhe secili do të shpërblehet me atë që e meriton.

← Shura 42:14