42. Shura · Ajeti 19 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 42:19–42:31
Allahu është shumë i mëshirshëm dhe i butë ndaj robërve të vet, të mirë qofshin ose të këqij: furnizon me ushqim, i lehtëson në momentin e llogarisë dhe të përgjegjësisë, nuk i ngarkon çka nuk munden, nuk ngutet kundër kundërshtarit dhe nuk ia humb shpresën atij që shpreson, nuk refuzon lutjen dhe nuk ia këput ymytin, pra është mëshirues në të gjitha çështjet.
Kush bën vepra më qëllim të shpërblimit në ahiret, Allahu ia shton të mirat, kurse kush punon vetëm për këtë jetë, Allahu i jep aq sa dëshiron Vetë, e jo sa kërkon ai. Sikur të mos ishte vendim i kahershëm i Zotit të shtyjë ndëshkimin deri në botën tjetër, idhujtarët që pos Allahut adhuruan zota të tjerë, do t'i shkatërronte përnjëherë, por mjafton që ata do të jenë të trishtuar për shkak të veprave të tyre të këqija, e besimtarët të kënaqur nëpër kopshte të xhennetit.
Pejgamberi ynë, Muhammedi, urdhërohet t'u thotë se nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim, përveç dashurisë së akraballëkut, pra ata do të duhej ta donin atë pse e kishin të afërt, do të duhej t'a respektonin për hir të farefisnisë e të mos e torturonin. Ka mendime se me akraballëk nënkuptohet familja e ngushtë e pejgamberit: Fatimja, Aliu, Hasani dhe Huseini, por derisa ajeti është i shpallur në Mekë, fjala është për akraballëkun në përgjithësi.
Muhammedi edhe po të kishte dashur, nuk ka pasur mundësi të trillojë gënjeshtër ndaj Allahut, sepse Ai do t'ia mbyllte gojën.:
Sikur Allahu t'u jepte begati më të madhe njerëzve, ata do shfrenoheshin, prandaj Ai i furnizon me masë ashtu si di vetë. Në një hadithi kudsij thuhet: "Ka nga robërit e Mi që meritojnë vetëm begatinë, sepse sikur t'i varfëroja, ata do ta humbnin fenë e vet, kurse ka të tjerë që meritojnë vetëm varfërinë, sepse sikur t'i pasuroja do ta humbnin fenë e vet" (merfuë prej Enesit, shënon Ibni Kethir).
Sipas mendimit të disa dijetarëve, ajeti njëzet e nëntë lejon mundësinë e ekzistimit të gjallesave në yje të larta e të largëta, pos melaikeve, gjallesa që u përngjajnë atyre të qiejve e të tokës. Këtë mendim e mbështesin në ajetin në fjalë. Sipas mendimit të Sabuniut, përpos njeriut, mund të ketë në hapësirën e gjerë edhe krijesa të tjera. Përsa i përket njeriut, unë (Sabuniu) kam mendim të prerë se ai nuk gjendet tjetërku vetëm në sipërfaqën e tokës, pse Zoti ka thënë: "Në të do i të jetoni, në të do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni" (ajet i Kur'anit, A'rafë, 25).: Të këqijat që i godasin njerëzit, bëhen për t'ua shlyer mëkatet, e përsa u përket pejgamberëve, ato i ngrisin në shkallë edhe më të lartë, pse ata janë të mbrojtur prej mëkateve.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 42:19–42:22
- “Allahu është Bamirës me robërit e Vet ...” - Allahu i Lartësuar na njofton rreth përkujdesit e mëshirës së Tij gjithëpërfshi - rëse dhe për faktin se Ai nuk lë asnjë krijesë pa përkujdesje dhe pa e furnizuar. Në këtë përkujdesje janë të gjithë të përfshirë, si bamirësit e besimtarët, ashtu edhe keqbë - rësit, siç thotë i Lavdëruari në ajetin tjetër: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në Librin e Qartë (Leuhi Mahfudh).” [Hud 6]. Të tilla ajete janë të shumta. - “... dhe begaton atë që Ai do.” - Pra, ia shton rizkun kujt të dëshirojë. - “Ai është i Gjithëfuqishmi, Ngadhnjim - tari.” - Asgjë nuk mund të ndryshojë atë që Ai ka vendosur. - “Atij që dëshiron të fitojë botën tjetër ...” - Domethënë, ai që punon për ahiretin dhe për lumturinë e atjeshme: - “Ne do t’ia shtojmë shpërblimet ...” - Ne do ta forcojmë e ndihmojmë në ato punë që ai bën, do t’i japim bekim, që t’i shtohet mirësia e frytet e punës së tij. Ai do t ë
shpërblehet dhjetëfish, shtatëqindfish e më shumë, aq sa të dojë Allahu i Lavdëruar. - “... ndërsa atij që dëshiron vetëm këtë botë, Ne kemi për t'i dhënë diçka prej saj, por në botën tjetër ai nuk ka pjesë ...” - Ndërsa ata që synojnë arritjen e bukurive veçse të kësaj dynjaje, duke shpërfillur tërësisht ahiretin, Allahu i Lartë - suar ka për t’i privuar nga mirësitë e ahiretit. Ndërsa në lidhje me dynjanë, nëse dëshiron Zoti, do t’i japë diçka prej saj, e nëse nuk dëshiron, nuk ka për të marrë prej saj. Kështu do të privohet nga të mirat si në këtë dynja, ashtu edhe në ahiret. Vërej me kujdes, kur Allahu i Lartësuar thotë: “diçka prej saj”, domethënë, jo të gjithë atë që robi synon. Këtë e shtjellon i Lartësuari në një ajet tjetër, kur thotë: “Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam, dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur. Ndërsa ai që ka për qëllim botën tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj, përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme . Çdokujt prej tyre do t'i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe bujaria e Zotit tënd nuk është e kufizuar. Shiko se si i kemi dalluar Ne disa mbi disa të tjerë! Por, në jetën tjetër ka grada më të larta dhe dallimi në të është më i madh.” [Isra 18 - 21]. Theuriu sjell një hadith prej Ubej Ibn Keabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2328. “Përgëzoje këtë umet me begati, lartësim, triumf dhe sundim në tokë. Nëse dikush prej tyre do të bëjë punë ahireti për hir të dynjasë, ai nuk do të ketë pjesë në ahiret.” Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Ata pasojnë idhuj, të cilët u përca - ktojnë atyre një fe, që nuk e ka lejuar Allahu.” - Ata nuk pasojnë Sheriatin, që Allahu ta shpalli ty përmes kësaj feje të drejtë e të vërtetë, por ndjekin ligjet që kanë vendosur shejtanët prej njerëzve e xhindëve, ligje që bënin haram shumë kategori bagë - tish, të cilave u vinin emra të ndryshëm, si Behira, Saibe, Uesila apo Ham. Gjithashtu, ata bënin hallall ngrënien e kafshëve të ngordhura, të gjakut dhe kumarin. Të shumta ishin kotësitë dhe devijimet nga e vërteta, që ata i kishin shpikur në kohën e injorancës paraislamike, të cilat vinin në formën e bërjes haram të mirësive të Zotit, në lejimin e ndalesave të Tij, në sjelljen e adhurimeve të kota e të pabaza në fenë e Zotit, si dhe të fjalëve të kota e të këqija. Në hadith të saktë, Profeti i Allahut ka thënë: 2329. “E kam parë Amr Ibn Luhaj Ibn Kamaten të tërheqë zvarrë zorrët e veta në zjarr, sepse ai ishte i pari që ligjëroi rregu - llat e Saibete-s. Ky ishte njëri nga prijësit e Huzaas dhe, përveç këtyre ndalesave të pabaza në fe e në shpallje nga Zoti, ai ishte i pari që i bëri kurejshët të bien në adhurimin e idhujve dhe putave, - Allahu e mallkoftë dhe e shëmtoftë! - “Sikur të mos ishte vendimi i hershëm (i Zotit), për ta do të urdhërohej dënimi.” - Domethënë, ata do t’i përfshinte ndëshkimi menjëherë, nëse nuk do të ishte vendimi i hershëm i Allahut për afatizimin e tyre deri në Ditën e Premtimit. - “Pa dyshim, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.” - Ndëshkim të tmerrshëm në Xhehenem, i cili është vendi më i keq i ndëshkimit. - “Ke për t’i parë jobesimtarët të tmerruar nga veprat e veta ...” - Kjo do të jetë gjendja e tyre në Ditën e Kijametit , të tmerruar nga veprat e veta. - “... ndërkohë që ndëshkimi Ynë do të bjerë mbi ta.” - Ajo që ia kanë frikën do t’i gllabërojë pashmangshëm dhe ata do ta përjetojnë atë me tmerr. - “Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e Xhene - tit.” - E si mund të krahasohen këto dy kategori të ndryshme njerëzish? Ata të parët do të jenë të zhytur në poshtërim, lemeri e tmerr të papërshkrueshëm, të cilin e meri - tojnë me padrejtësitë e tyre. Ndërsa fatbardhët do të jenë në mes të kopshteve të shumta të Xhenetit, ku do të kenë gjithçka që dëshirojnë, si ushqime e pije të kënd - shme, veshje të hijshme, pamje e kënaqësi të mrekullueshme, atje ku ka mirësi e kënaqësi të tilla, që as syri nuk i ka parë, as
veshi nuk i ka dëgjuar e as zem ra kurrë nuk i ka ëndërruar, siç thotë i Lartësuari: - “Ata do të kenë gjithçka që dëshirojnë tek Zoti i tyre. Kjo është mirësia e madhe.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 42:19–42:20
- “Allahu është Bamirës me robtë e Vet .” – Këtu Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është Bamirës, Bujar e i Dashur me robtë e Vet. Ai përkujdeset për ta, që ata ta njohin, ta duan, ta kërkojnë bamirësinë e Tij dhe ta arrijnë atë. Bamirësia është një nga cilësitë e Allahut të Lartësuar, që tregon për dijen e Tij të thellë dhe të gjerë, për butësinë, mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të madhe për krijesat. Është Ai që di në imtësi se çfarë fshehin gjokset dhe çdo të fshehtë tjetër. Është Allahu që i udhëzon dhe ua lehtëson robve, në veçanti besimtarëve, rrugët e mirësive, rrugë që ata nuk i dinë dhe as nuk i mendojnë. Pikërisht prej bamirësisë së Tij, Ai i ka udhëzuar besimtarët, adhuruesit e Tij, ashtu si atyre kurrë nuk u shkonte ndër mend më parë, duke ua lehtësuar çdo shkak dhe ndihmues udhëzimi. Allahu u ka dhuruar atyre një natyrë të pastër. Ai i ka pajisur besimtarët me një dashuri të natyrshme për të vërtetën dhe me vullnet të mjaftueshëm për ta pasuar këtë të vërtetë. Është Allahu që i bën melekët e Tij të mbështesin e ndihmojnë besimtarët, t’i nxisin ata për vepra të mira dhe për bindje ndaj Tij, të hedhin në zemrat e tyre dashuri të mjaftueshme për fenë, punët e mira dhe për bindjen ndaj Tij, duke ua zbukuruar e lehtësuar të gjitha këto. Thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “…por është Allahu Ai që jua bën të dashur besimin dhe jua zbukuron atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, jua bën që t’i urreni. Këta dhe vetëm këta janë të udhëzuarit (në Rrugën e Drejtë). ” [Huxhuratë 7]. Ose: “Ata të lavdërohen ty që u bënë muslimanë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos më thoni se ma dini për faleminderit mua, sepse Ai që e meriton falënderimin tuaj për
udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë” .”. [Huxhuratë 17]. Prej bamirësisë së Allahut janë edhe rregullat e dispozitat e mrekullueshme, me të cilat Ai ndihmon besimtarët në plotësimin dhe ruajtjen e udhëzimit, që po Ai ua jep. Me këtë qëllim, për shembull, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për disa adhurime kolektive, të cilat forcojnë vullnetin e tyre për të punuar, madje tek ta lind natyrshëm dëshira për të garuar në vepra të mira dhe për të përfituar nga virtytet e njëri -tjetrit. Prej bamirësisë së Allahut është edhe fakti që Ai, me bujarinë dhe mëshirën e Tij, u mundëson robve forcën, mundësinë, mjetet e kushtet e nevojshme për t’i penguar nga rruga e keqe dhe gjynahet. Kështu, Allahu i Gjithëditur e i Gjithëmëshirshëm e di mirë se dynjaja, pasuria dhe pushteti, për arritjen e të cilave garojnë njerëzit në përgjithësi, mund të bëhet pengesë për ndonjë adhurues, madje mund ta çojë atë në pakujdesi, poshtërsi dhe në largimin nga bindja dhe nënshtrimi ndaj Atij, prandaj me urtësinë dhe butësinë e Tij, Allahu ia largon ose ia pakëson ato. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë në vazhdim: - “... dhe begaton atë që Ai do. Ai është i Gjithëfuqishmi, Ngadhnjimtari.” - Allahu u dhuron rizk robve aq sa kërkon urtësia dhe bamirësia e Tij. Është Ai që zotëron begatitë e qiejve dhe të tokës, të dynjasë dhe ahiretit. Nuk ka fuqi për robin dhe ndryshim të gjendjes së tij pa ndihmën e të Plotfuqishmit e Ngadhënjimtarit. Të gjithë janë të nënshtruar para pushtetit dhe sundimit të Tij gjithëpërfshirës. Pastaj i Lartësuari thotë: - “Atij që dëshiron të fitojë Botën Tjetër, Ne do t’ia shtojmë shpërblimet (e punëve të tij), ...” - Çdokush që synon shpërblimin dhe mirësitë e ahiretit, duke i besuar ato dhe duke u përpjekur ashtu si duhet për arritjen e tyre, ka premtimin e pakthyeshëm se Allahu i Lartësuar do t’ia shtojë dhe shumëfishojë shpërblimin e punëve të tij. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Ndërsa ai që ka për qëllim Botën Tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj, përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme. [Isra 19]. Një njeri i tillë, edhe pse angazhohet me çështjet e ahiretit, nuk do humbë gjë nga pjesa e dynjasë, por do t’i jepet me bujari dhe mirësi. - “...ndërsa atij që dëshiron vetëm këtë botë, Ne kemi për t'i dhënë (diçka) prej saj, por në Botën Tjetër ai nuk ka pjesë (në shpërblimin e Zotit). ” - Ndërsa ata që duan vetëm jetën e dynjasë, ata që me përpjekjet dhe mundin e tyre kanë qëllim vetëm këtë jetë, ata që nuk e besojnë ahiretin dhe nuk përpiqen për të, ata që nuk shpresojnë për shpërblimin në ahiret dhe nuk i ruhen ndëshkimit në të, ata kanë për të marrë prej kësaj dynjaje, – siç thotë Allahu i Lartësuar, – veçse atë që e kanë për pjesë nga ajo. Ndërsa në ahiret, ata nuk do ta shijojnë kurrë Xhenetin, nuk do të jetojnë mes mirësive të tij. Ata e kanë të ndaluar hyrjen në të, por do të ndëshkohen në Xhehenem. Ata, me mosbesimin dhe me veprat e tyre, do ta meritojnë Zjarrin dhe ndëshkimin në të. Ky ajet u përngjan shumë disa ajeteve të tjera, si: “Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, Ne do t’ua japim të plotë shpërblimin e veprave të tyre në të, pa u lënë asgjë mangët. Këta janë ata për të cilët në jetën tjetër s'ka asgjë tjetër veç Zjarrit. Veprat e tyre në të u shkatërruan, ndërsa punët e tyre u asgjësuan.” [Hud 15, 16]. Ose: “Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur.” [Isra 18].