مَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلۡأٓخِرَةِ نَزِدۡ لَهُۥ فِي حَرۡثِهِۦۖ وَمَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلدُّنۡيَا نُؤۡتِهِۦ مِنۡهَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِن نَّصِيبٍ
Transliterim Men kane juridu herthel-’ahireti nezid lehu fi herthihi we men kane juridu herthe ed-dunja nu’utihi minha we ma lehu fil-’ahireti min nesibin
Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.