42. Shura · ajete 25–35

سورة الشورى
25

وَهُوَ ٱلَّذِي يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَعۡفُواْ عَنِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ وَيَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ

We huwel-ledhi jekbelut-tewbet ‘an ‘ibadihi we ja’fu ‘ani es-sejji’ati we ja’lemu ma tef’alune

Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.

26

وَيَسۡتَجِيبُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضۡلِهِۦۚ وَٱلۡكَٰفِرُونَ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞ

We jestexhibul-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati we jeziduhum min fedlihi wel-kafirune lehum ‘adhabun shedidun

Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.

27

۞ وَلَوۡ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزۡقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٖ مَّا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرُۢ بَصِيرٞ

We lew besetel-lahu er-rizka li’ibadihi lebegaw fil-’erdi we lekin junezzilu bikaderin ma jesha’u ‘innehu bi’ibadihi habirun besirun

Sikur All-llahu t'ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t'i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.

28

وَهُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ ٱلۡغَيۡثَ مِنۢ بَعۡدِ مَا قَنَطُواْ وَيَنشُرُ رَحۡمَتَهُۥۚ وَهُوَ ٱلۡوَلِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

We huwel-ledhi junezzilul-gajthe min ba’di ma kanetu we jenshuru rehmetehu we huwel-welijul-hemidu

Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t'i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari.

29

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَثَّ فِيهِمَا مِن دَآبَّةٖۚ وَهُوَ عَلَىٰ جَمۡعِهِمۡ إِذَا يَشَآءُ قَدِيرٞ

We min ‘ajatihi halku es-semawati wel-’erdi we ma beththe fihima min dabbetin we huwe ‘ala xhem’ihim ‘idha jesha’u kadirun

Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t'i bashkojë kurdo që të dëshirojë.

30

وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ

We ma ‘esabekum min musibetin febima kesebet ‘ejdikum we ja’fu ‘an kethirin

Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.

31

وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

We ma ‘entum bimu’xhizine fil-’erdi we ma lekum min duni Ellahi min we lijin we la nesirin

E ju nuk mund t'i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Butë ndaj robërve të vet, të mirë qofshin ose të këqij: furnizon me ushqim, i lehtëson në momentin e llogarisë dhe të përgjegjësisë, nuk i ngarkon me çka nuk munden, nuk ngutet kundër kundërshtarit dhe nuk ia humb shpresën atij që shpreson, nuk refuzon lutjen dhe nuk ia këput shpresën, pra është Mëshirues në të gjitha çështjet. Kush bën vepra më qëllim shpërblimin e ahiretit Allahu ia shton të mirat, kurse kush punon vetëm për këtë jetë Allahu i jep aq sa dëshiron Vetë, e jo sa kërkon ai. Sikur të mos ishte vendim i kahershëm i Zotit të shtyjë ndëshkimin deri në botën tjetër, idhujtarët që pos Allahut adhuruan zota të tjerë, do t’i shkatërronte përnjëherë, por mjafton që ata do të jenë të trishtuar, për shkak të veprave të tyre të këqija, e besimtarët të kënaqur nëpër kopshte të xhenetit. Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. urdhërohet t’iu thotë, se nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim, përveç dashurisë së farefisit, pra ata do të duhej ta donin atë pse e kishin të afërt, do të duhej ta respektonin për hir të farefisnisë e të mos e torturonin. Ka mendime, se me farefis nënkuptohet familja e ngushtë e pejgamberit: Fatimja, Aliu, Hasani dhe Huseini, por derisa ajeti është i shpallur në Mekë fjala është për farefisin në përgjithësi. Muhamedi a.s. edhe po të kishte dashur, nuk ka pasur mundësi të trillojë gënjeshtër ndaj Allahut, sepse Ai do t’ia mbyllte gojën. Sikur Allahu t’iu jepte begati më të madhe njerëzve ata do të shfrenoheshin, prandaj Ai i furnizon me masë ashtu si di vetë. Në një hadithi kudsij thuhet: “Ka nga robërit e Mi, që meritojnë vetëm begatinë, sepse sikur t’i varfëroja, ata do ta humbnin fenë e vet, kurse ka të tjerë që meritojnë vetëm varfërinë, sepse sikur t’i pasuroja do ta humbnin fenë e vet” (merfuë prej Enesit, shënon Ibni Kethiri). Të këqijat që i godasin njerëzit, bëhen për t’ua shlyer mëkatet, e përsa u përket pejgamberëve, ato i ngrejnë në shkallë edhe më të lartë, pse ata janë të mbrojtur prej mëkateve.
32

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِ ٱلۡجَوَارِ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ

We min ‘ajatihil-xhewari fil-behri kal’a’lami

Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lundruese nëpër det si të ishin kodra.

33

إِن يَشَأۡ يُسۡكِنِ ٱلرِّيحَ فَيَظۡلَلۡنَ رَوَاكِدَ عَلَىٰ ظَهۡرِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٍ

‘In jeshe’ juskini er-rihe fejedhlelne rewakide ‘ala dhehrihi ‘inne fi dhalike le’ajatin likulli sebbarin shekurin

Nëse do Ai, e ndal erën dhe ato ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S'ka dyshim se këto fakte ekzistojnë për secilin durimtar e mirënjohës.

34

أَوۡ يُوبِقۡهُنَّ بِمَا كَسَبُواْ وَيَعۡفُ عَن كَثِيرٖ

‘Ew jubikhunne bima kesebu we ja’fu ‘an kethirin

Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë.

35

وَيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٖ

We ja’lemel-ledhine juxhadilune fi ‘ajatina ma lehum min mehisin

Ata që i kontestojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim (nuk mund t'i shmangen dënimit).