Tekadu es-semawatu jetefetterne min fewkihinne wel-mela’iketu jusebbihune bihemdi rabbihim we jestegfirune limen fil-’erdi ‘ela ‘innall-llahe huwel-gafuru er-Rehimu
Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
We kedhelike ‘ewhejna ‘ilejke kur’anæn ‘arebijæn litundhire ‘ummel-kura we men hewleha we tundhire jewmel-xhem’i la rejbe fihi ferikun fil-xhenneti we ferikun fi es-sa’iri
Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur'anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t'u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.
We lew sha’el-lahu lexhe’alehum ‘ummeten wahideten we lekin judhilu men jesha’u fi rehmetihi we edh-dhalimune ma lehum min we lijin we la nesirin
Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t'i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.