42. Shura · Ajeti 31

سورة الشورى
Përkthimi Sherif Ahmeti
31

وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

E ju nuk mund t'i ikni (ta mposhtni) dënimit në tokë dhe përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës e as ndihmës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Butë ndaj robërve të vet, të mirë qofshin ose të këqij: furnizon me ushqim, i lehtëson në momentin e llogarisë dhe të përgjegjësisë, nuk i ngarkon me çka nuk munden, nuk ngutet kundër kundërshtarit dhe nuk ia humb shpresën atij që shpreson, nuk refuzon lutjen dhe nuk ia këput shpresën, pra është Mëshirues në të gjitha çështjet. Kush bën vepra më qëllim shpërblimin e ahiretit Allahu ia shton të mirat, kurse kush punon vetëm për këtë jetë Allahu i jep aq sa dëshiron Vetë, e jo sa kërkon ai. Sikur të mos ishte vendim i kahershëm i Zotit të shtyjë ndëshkimin deri në botën tjetër, idhujtarët që pos Allahut adhuruan zota të tjerë, do t’i shkatërronte përnjëherë, por mjafton që ata do të jenë të trishtuar, për shkak të veprave të tyre të këqija, e besimtarët të kënaqur nëpër kopshte të xhenetit. Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. urdhërohet t’iu thotë, se nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim, përveç dashurisë së farefisit, pra ata do të duhej ta donin atë pse e kishin të afërt, do të duhej ta respektonin për hir të farefisnisë e të mos e torturonin. Ka mendime, se me farefis nënkuptohet familja e ngushtë e pejgamberit: Fatimja, Aliu, Hasani dhe Huseini, por derisa ajeti është i shpallur në Mekë fjala është për farefisin në përgjithësi. Muhamedi a.s. edhe po të kishte dashur, nuk ka pasur mundësi të trillojë gënjeshtër ndaj Allahut, sepse Ai do t’ia mbyllte gojën. Sikur Allahu t’iu jepte begati më të madhe njerëzve ata do të shfrenoheshin, prandaj Ai i furnizon me masë ashtu si di vetë. Në një hadithi kudsij thuhet: “Ka nga robërit e Mi, që meritojnë vetëm begatinë, sepse sikur t’i varfëroja, ata do ta humbnin fenë e vet, kurse ka të tjerë që meritojnë vetëm varfërinë, sepse sikur t’i pasuroja do ta humbnin fenë e vet” (merfuë prej Enesit, shënon Ibni Kethiri). Të këqijat që i godasin njerëzit, bëhen për t’ua shlyer mëkatet, e përsa u përket pejgamberëve, ato i ngrejnë në shkallë edhe më të lartë, pse ata janë të mbrojtur prej mëkateve.