42. Shura · ajete 39–46

سورة الشورى
39

وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَابَهُمُ ٱلۡبَغۡيُ هُمۡ يَنتَصِرُونَ

Wel-ledhine ‘idha ‘esabehumul-begju hum jentesirune

edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen.

40

وَجَزَٰٓؤُاْ سَيِّئَةٖ سَيِّئَةٞ مِّثۡلُهَاۖ فَمَنۡ عَفَا وَأَصۡلَحَ فَأَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ

We xheza’u sejji’etin sejji’etun mithluha femen ‘afa we ‘eslehe fe’exhruhu ‘ala Ellahi ‘innehu la juhibbu edh-dhalimine

Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.

41

وَلَمَنِ ٱنتَصَرَ بَعۡدَ ظُلۡمِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَا عَلَيۡهِم مِّن سَبِيلٍ

We lemeni entesere ba’de dhulmihi fe’ula’ike ma ‘alejhim min sebilin

E kush hakmirret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.

42

إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَظۡلِمُونَ ٱلنَّاسَ وَيَبۡغُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

‘Innema es-sebilu ‘alel-ledhine jedhlimune en-nase we jebgune fil-’erdi bigajril-hekki ‘ula’ike lehum ‘adhabun ‘elimun

Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejt dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.

43

وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ

We lemen sebere we gafere ‘inne dhalike lemin ‘azmil-’umuri

Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).

44

وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن وَلِيّٖ مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَتَرَى ٱلظَّٰلِمِينَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَ يَقُولُونَ هَلۡ إِلَىٰ مَرَدّٖ مِّن سَبِيلٖ

We men judlili Ellahu fema lehu min we lijin min ba’dihi we tera edh-dhalimine lemma re’ewl-’adhabe jekulune hel ‘ila mereddin min sebilin

"Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër pos Tij. Do t'i shohësh zullumqarët që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për rikthim (në Dunja)?

45

وَتَرَىٰهُمۡ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا خَٰشِعِينَ مِنَ ٱلذُّلِّ يَنظُرُونَ مِن طَرۡفٍ خَفِيّٖۗ وَقَالَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَآ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ فِي عَذَابٖ مُّقِيمٖ

We terahum ju’redune ‘alejha hashi’ine mine edh-dhulli jendhurune min terfin hafijin we kalel-ledhine ‘amenu ‘innel-hasirinel-ledhine hasiru ‘enfusehum we ‘ehlihim jewmel-kijameti ‘ela ‘inne edh-dhalimine fi ‘adhabin mukimin

"Do t'i shohish ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.

46

وَمَا كَانَ لَهُم مِّنۡ أَوۡلِيَآءَ يَنصُرُونَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن سَبِيلٍ

We ma kane lehum min ‘ewlija’e jensurunehum min duni Ellahi we men judlili Ellahu fema lehu min sebilin

Ata nuk kanë mbrojtës që t'u ndihmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim).