← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

42. Shura · Ajeti 47 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 42:32–42:48

Pasi solli argumente, të cilat dokumentojnë për Allahun Krijues e të plotfuqishëm, i cili u dhuroi njerëzve begati të panumërta, u tërheq vërejtjen për faktin se të mirat e kësaj jete janë të përkohshme. Të mirat që do t'i gëzojnë besimtarët tek Allahu janë të përjetshme dhe shumë të këndshme. Fjala është për bamirësit që sinqerisht janë të mbështetur në Zotin, që ruhen prej mëkateve të mëdha e të turpshme, që kur dikush i hidhëron, e falin gabimin. Ata e falin namazin dhe të gjitha çështjet mes tyre i shqyrtojnë dhe i vendosin bashkërisht me marrëveshje, që nga pasuria e tyre ndihmojnë nevojtarët, që luftojnë kundër dhunës në atë masë, sa janë të dëmtuar, e nuk e teprojnë, por nëse falin gabimin dhe pajtohen, shpërblimi i tyre është në duar të Allahut.

Nuk qortohen e as ndëshkohen ata, të cilët i kundërvihen padrejtësisë. Durimi nuk është i preferuar në ato raste kur merret nëpër këmbë nderi i njeriut, kur merren nëpër këmbë dispozitat e Allahut. Imami Shafiu, thotë: Kush nuk hidhërohet prej atij që pa drejtë do ta hidhërojë, ai është gomar! Një poet thotë: Butësia e të riut pa vend është injorancët Këtu është fjala për t'iu kundërvënë zullumqarëve, të cilët bëjnë shkatërrime dhe çrregullime, ndërsa kur është fjala për rastet e tjera falja dhe durimi janë virtyti më i lartë dhe më i lavdueshëm për njeriun.

Zullumqarët, të nënçmuar e të poshtëruar do të vihen pranë zjarrit, e nga frika e tmerri, nuk mund ta shikojnë drejtpërsëdrejti, por tinëzisht, e aty do t'u thonë besimtarët: Ky është dështimi katastrofal për juve dhe për familjet tuaja, ngase nuk ka kush që mund t'ju ndihmojë e as t'ju mbrojë. Prandaj duhet përqafuar mësimet e Zotit para se të vijë dita e kijametit, para se të vijë vdekja, pse ajo nuk kthehet prapa, nuk mund të mohohen mëkatet, nuk mund të gjendet ndonjë që të strehon.

Pejgamberi ka për detyrë vetëm të informojë njerëzit, e nuk është përcjellës i tyre, e as përgjegjës për atë që ata veprojnë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 42:47–42:48

Pasi tregoi rreth tmerreve të Ditës së Kija - metit, Allahu i Lartësuar na paralajmëron të përgatitemi për atë ditë të vështirë: - “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë dita kur Allahu nuk do të lejojë

më kthim prapa. ” - Ajo ditë, kur Allahu i Madhëruar të urdhërojë me fjalën e Tij “Bëhu!”, ajo do të bëhet e do të ndodhë aq shpejt, sa një pulitje sysh. - “Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja) .” - Ju nuk do të gjeni mundësi që të mbroheni dhe të shmangni përballjen me atë ditë. Askush nuk do të mund t’ju strehojë e t’ju fshehë. Askush nuk mund t’i fshihet shikimit të Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Madje, Ai i përfshin krijesat me diturinë, shikimin e Tij dhe pushtetin absolut. Nuk ka rrugëdalje dhe shpëtim prej Tij. E vetmja rrugë është afrimi tek Ai, përmes bindjes ndaj Tij në jetën e kësaj dynjaje, sikurse thotë i Madhë - ruari: “Atë ditë, njeriu do të thotë: “Ku të fshihem?” Jo, nuk ka se ku të f shihet. Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.” [Kijame 10 - 12]. - “Nëse ata refuzojnë ...” - Pra, nëse idhujtarët të kthejnë shpinën, - “... dije (o Muhamed) se Ne nuk të kemi dërguar ty si përgjegjës të tyre. ” - Ti nuk mban përgjegjësi për punët e tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre. Është Allahu që udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai do.” [Bekare 272]. Ose: “Detyra jote është vetëm kumtimi i qartë, kurse gjykimi për ta i Yni.” [Rad 40]. - “Ti ke për detyrë vetëm kumtimin. ” - Detyra jote është thjesht t’u kumtosh qartë Shpalljen. - “Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të ...” - E tillë është natyra e njeriut: nëse atij i jepen mirësi, begati dhe rehati, ai gëzohet: - “... e kur e godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu bëhet mo - hues.” - Kur njerëzit i godet ndonjë bela dhe vështirësi, që, sikurse thotë Allahu, i kanë merituar vetë, për shkak të gjynaheve që bëjnë, ata i harrojnë mirësitë që kanë përjetuar më parë dhe nuk tregojnë mirë - njohje ndaj Allahut të Madhëruar, dhuruesit të këtyre mirësive. Por ndryshe është gjendja e atyre të cilët i ka udhëzuar Allahu i Madhëruar dhe bëjnë punë të mira sipas këtij udhëzimi. Profeti ﷺ u tha njëherë grave: “O ju gra! Jepni sadaka, sepse kam parë që shumica e banorëve të Zjarrit ishit ju (gra)." Ato e pyetën: "Përse kështu, o i Dërguari i Allahut?" Ai iu përgjigj: "Ju ankoheni (e qaheni) shumë dhe jeni mosmi - rënjohëse ndaj bashkëshortëve tuaj. Nëse burri ju bën mirësi gjithë kohën dhe vetëm një ditë jo, ju i thoni: “Nuk kam parë kurrë hajër prej teje.” Kjo është gjendja e shumë njerëzve, përveç atyre që Allahu i Lavdëruar i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, duke i bërë me besim të pastër dhe punë të mira. Besimtari është ashtu si e ka përshkruar Profeti i Allahut: 2341. “Çudi me çështjen e besimtarit! Çdo gjë që Allahu i cakton, është mirësi për të. Nëse e godet një fatkeqësi, ai bën durim, dhe kjo është mirësi për të. Nëse i vjen një e mirë, ai tregon mirënjohje, dhe kjo është mirësi për të.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 42:47–42:48

- “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj,...” - Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i përgjigjemi plotësisht dhe me përkushtim ftesës së Tij plot jetë dhe mirësi. Pranimi i kësaj ftese nënkupton kryerjen me sinqeritet

të porosive të Allahut të Lartësuar dhe largimin nga ndalesat e Tij me durim dhe këmbëngulje. Gjithashtu, ky pranim duhet të bëhet menjëherë dhe të mos shtyhet me: “Do të...”. - “...para se të vijë Dita kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa.” - Ne duhet të nxitojmë të zbatojmë porositë dhe udhëzimet e Tij, para se të vijë dita që nuk ka dyshim në vërtetësinë e saj. Ajo është Dita e Kijametit, ditë kur nuk mund të arrihet më çfarë është lënë pas dhe nuk mund të rregullohet çfarë është shkatërruar. - “Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja).” - Atë ditë nuk mund të gjesh strehim dhe mbrojtje nga drejtësia e të Drejtit. Atë ditë nuk mund t’i shpëtosh llogarisë, por çdokush do të marrë atë që meriton. Atë ditë, melekët do t’i rrethojnë krijesat nga të gjitha drejtimet dhe do t’u thonë: “O turmë e xhindëve dhe e njerëzve! Nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, pa patur fuqi.” Atë ditë, robi nuk mund t’i mohojë padrejtësitë dhe krimet që ka bërë. Edhe sikur ta bënte, do të dilnin t’i dëshmonin të kundërtën vetë gjymtyrët e tij. Ky ajet, e të tjerë të ngjashëm me të, kritikon vonesën e të vetëmashtruarve, të cilët nuk shpejtojnë për zbatimin e porosive të Zotit, por gjithmonë justifikohen duke thënë: “Do të... do të....”. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të nxitojmë për zbatimin e urdhëresave të Tij dhe të shfrytëzojmë sa më shpejt çdo mundësi që Ai na ofron për punë të mira. - “Nëse ata refuzojnë, dije (o Muhammed) se Ne nuk të kemi dërguar ty si përgjegjës të tyre.” – Kuptimi: Nëse ata, pas qartësimit të plotë të së vërtetës, të kthejnë shpinën dhe shpërfillin ftesën tënde për në rrugën e Allahut, kujto që Allahu nuk të ka dërguar ty që të jesh përgjegjës për veprimet e tyre. Nuk është përgjegjësia jote që ata nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut. Detyra jote është vetëm kumtimi dhe qartësimi i të vërtetës për ta. - “Ti ke për detyrë vetëm kumtimin (e shpalljes)." - Nëse t’i bën detyrën tënde të transmetimit të plotë të së vërtetës, do të marrësh shpërblimin tënd tek Allahu i Lartësuar, pavarësisht a i përgjigjen njerëzit ftesës tënde apo nuk i përgjigjen, e pranojnë atë apo nuk e pranojnë. Llogaria e veprave të tyre është tek Allahu i Drejtë, i Cili do të shpërblejë gjithësecilin për çfarë ka bërë në këtë jetë, të vogël a të madhe, të dukshme a të fshehur. Më poshtë, Allahu i Lartësuar flet për gjendjet në të cilat kalon njeriu dhe për mënyrën se si ai sillet në këto gjendje: - “Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të...” - Kur Allahu i Lartësuar, nga bujaria e Tij, i dhuron njeriut mirësi të ndryshme, si: shëndet, qetësi, pasuri, fëmijë, famë, pushtet, etj., njeriu gëzohet. Allahu i Lartësuar thotë: “... ai gëzohet për të ”, pra, gëzohet me mirësinë që ka, dhe vetëm kaq. Me fjalë të tjera, kënaqësia e tij lidhet veçse me mirësinë e dhënë, ndërkohë që njeriu duhet ta gjejë gëzimin, kënaqësinë dhe lumturinë veçse me Zotin e tij, me Allahun

e Lartësuar. Vetëm duke u afruar pranë të Gjithëmëshirshmit me adhurime dhe vepra të mira, vjen qetësia dhe lumturia. Edhe mirësitë e shumta që njeriu ka, nuk janë gjë tjetër veçse dhurata të Allahut të Lartësuar, prandaj ato duhet që ta shtojnë më shumë dashurinë dhe madhërimin për Të. Nëse ne gëzohemi thjesht dhe vetëm me mirësitë që kemi, duke harruar Allahun e Lartësuar që na i ka falur, kjo është vërtet një mosmirënjohje ndaj Tij, që patjetër do të sjellë trishtim dhe vuajtje. - “...e kur e godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu bëhet mohues (i të mirave të Zotit) .” - Kur njeriu goditet me ndonjë fatkeqësi, si sëmundje, varfëri, etj., ai menjëherë i harron të gjitha mirësitë që gëzonte para kësaj fatkeqësie. Sprovat vijnë si pasojë e vetë punëve të këqija të robit. Madje, për shumë gjynahe, i Madhërishmi fal dhe afatizon. Sikur Zoti ta dënonte njeriun për çdo gjynah që bën, atëherë nuk do të mbetej askush mbi faqen e dheut, por Zoti i Lartësuar është Mëshirues dhe Falës. Allahu e sprovon njeriun, me qëllim që ai të kthejë rrugë dhe të reflektojë për mosmirënjohjen e treguar deri në atë çast, para se të vijë dita kur nuk bën më dobi reflektimi dhe pendimi. Por sërish, njeriu ka një natyrë mosmirënjohëse, prandaj sapo goditet nga një fatkeqësi, i harron të gjitha mirësitë që Zoti i ka dhuruar. Në vend të durimit dhe falënderimit, ai shpreh zemërimin dhe pakënaqësinë për caktimin e Zotit të Urtë dhe të Gjithëmëshirshëm.

← Shura 42:47