42. Shura · Ajeti 48

سورة الشورى
Përkthimi Sherif Ahmeti
48

فَإِنۡ أَعۡرَضُواْ فَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظًاۖ إِنۡ عَلَيۡكَ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُۗ وَإِنَّآ إِذَآ أَذَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِنَّا رَحۡمَةٗ فَرِحَ بِهَاۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَإِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ كَفُورٞ

Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi solli argumente, të cilat dokumentojnë për Allahun Krijues e të Plotfuqishëm, i cili u dhuroi njerëzve begati të panumërta, iu tërheq vërejtjen për faktin, se të mirat e kësaj jete janë të përkohshme. Të mirat që do t’i gëzojnë besimtarët tek Allahu janë të përjetshme dhe shumë të këndshme. Fjala është për bamirësit, që sinqerisht janë të mbështetur në Zotin, që ruhen prej mëkateve të mëdha e të turpshme, që kur dikush i hidhëron, e falin gabimin. Ata e falin namazin dhe të gjitha çështjet mes tyre i shqyrtojnë dhe i vendosin bashkërisht me marrëveshje, që nga pasuria e tyre ndihmojnë nevojtarët, që luftojnë kundër dhunës në atë masë, sa janë të dëmtuar, e nuk e teprojnë, por nëse falin gabimin dhe pajtohen, shpërblimi i tyre është në duar të Allahut. Nuk qortohen e as ndëshkohen ata, të cilët i kundërvihen padrejtësisë. Durimi nuk është i preferuar në ato raste, kur merret nëpër këmbë nderi i njeriut, kur merren nëpër këmbë dispozitat e Allahut. Imam Shafiu thotë: Kush nuk hidhërohet prej atij që padrejtësisht do ta hidhërojë, ai është gomar! Një poet thotë: Butësia e të riut pa vend është injorancë! Këtu është fjala për t’iu kundërvënë zullumqarëve, të cilët bëjnë shkatërrime dhe çrregullime, ndërsa kur është fjala për rastet e tjera falja dhe durimi janë virtyti më i lartë dhe më i lavdueshëm për njeriun. Zullumqarët, të nënçmuar e të poshtëruar do të vihen pranë zjarrit, e nga frika e tmerri, nuk mund ta shikojnë drejtpërsëdrejti, por tinëzisht, e aty do t’iu thonë besimtarët: Ky është dështimi katastrofal për juve dhe për familjet tuaja, sepse nuk ka kush që mund t’ju ndihmojë e as t’ju mbrojë. Prandaj duhen përqafuar mësimet e Zotit para se të vijë Dita e Kijametit, para se të vijë vdekja, pse ajo nuk kthehet prapa, nuk mund të mohohen mëkatet, nuk mund të gjendet ndonjë që të strehon. Pejgamberi a.s. ka si detyrë vetëm të informojë njerëzit, e nuk është përcjellës i tyre, e as përgjegjës për atë që ata veprojnë. atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë,