Fantekamna minhum fandhur kejfe kane ‘akibetul-mukedhdhibine
Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në Kuranin, i cili në rrethin më të lartë të engjëjve gëzon një famë të madhe dhe që në Levhi Mahfudh ka autoritet të lartë, në mënyrë që do të duhej ta madhërojnë e çmojnë edhe banuesit e tokës, e nëse disa prej tyre e refuzojnë dhe e konsiderojnë gënjeshtër, ai qëndrim i tyre nuk ndikon në mëshirën e Zotit, i cili nuk i ndërpreu këshillat dhe udhëzimet, por gjithnjë i thirri në rrugën e hajrit. Edhe idhujtarët e dinin se Zoti i krijoi qiejt e tokën, se Ai ua bëri të mundshme jetën në tokë, u fali shi dhe i ngjalli bimët, krijoi të gjitha llojet e krijesave të të dy gjinive, por nga mendjelehtësia e tyre lutnin dhe sende të tjera pos Tij. Besimtarët porositen, që në shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit, kur të hipin në ndonjë mjet udhëtimi, duhet ta thonë këtë shprehje “Subhanel ledhi...” deri te “munkalibun”. Në kohën e injorancës, ndër idhujtarët arabë vajzat ishin të urrejtura, e megjithatë ata thoshin për engjëjt, se janë të gjinisë femërore dhe se janë fëmijë të Zotit. Madje ndiqnin adetet e shëmtuara të të parëve të tyre, e nuk orientoheshin me mësimet e Kuranit. Si fajtorë kryesorë për refuzimin e mësimeve, që u sillnin pejgamberët nga ana e Zotit ishin pasanikët, që ishin të mësuar të jetonin të shfrenuar nga çdo rregull e normë morale, por gjithnjë e vuajtën ndëshkimin që e merituan.
We xhe’aleha kelimeten bakijeten fi ‘akibihi le’allehum jerxhi’une
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.
We lewla ‘en jekune en-nasu ‘ummeten wahideten lexhe’alna limen jekfuru bir-rehmeni libujutihim sukufæn min feddetin we ma’arixhe ‘alejha jedhherune
E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin.
We zuhrufæn we ‘in kullu dhalike lemma meta’ul-hejæti ed-dunja wel-’ahiretu ‘inde rabbike lilmuttekine
Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.