44. Duhan · Ajeti 29

سورة الدخان
Përkthimi Sherif Ahmeti
29

فَمَا بَكَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِينَ

Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti betohet në Kuranin, në librin që sqaroi se cila është rruga e drejtë dhe cila e gabuar. Nata që zbriti Kurani ishte Nata e Kadrit, zbriti në qiellin e dynjasë përnjëherë, pastaj ia zbriti Pejgamberit Xhebraili pjesë-pjesë. Quhet natë e bekuar, sepse është natë e të gjitha të mirave për dynja e për ahiret. Zoti, nga mëshira e vet dërgoi pejgamberë dhe shpalli libra, duke ua tërhequr njerëzve vërejtjen për pasojat, që mund t’i godasin. Sipas Ibni Mes’udit kurejshitët e kundërshtuan shumë Pejgamberin a.s., e ai e luti Zotin t’i ndëshkojë. Lutja iu pranua dhe ata i kapi një skamje e uri e madhe, saqë kur shikonin qiellin e shihnin si tym. E lutën Pejgamberin të kërkojë prej Zotit shi dhe ai e luti dhe iu ra shi, por ata sërish iu kthyen të mbrapshtës. Sipas Ibni Abasit: tymi i përmendur në këtë ajet është parashenjë e Kijametit, që do të ndodhë më vonë, e besimtari do të vuajë prej tij, sikur i bie flama, jobesimtari dhe munafikët do të kenë kokëdhembje të madhe, tymi do t’iu hyjë në bark e do t’iu dalë për hundësh, për veshësh dhe nga prapa. Tregimi i faraonit dhe i popullit të tij përmendet si shembull i pasojave të zullumit dhe se për zullumqarët nuk pikëllohet askush. Thuhet se për besimtarin qajnë, edhe toka, edhe qielli. Në tokë qan vendadhurimi dhe vendveprimi i mirë, ndërsa në qiell vendi ku ngrihej vepra e mirë dhe thevabi. Ka mendime se ato qajnë edhe për atë që vdes në gurbet e jashtë familjes.