44. Duhan · ajete 52–59

سورة الدخان
52

فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

Fi xhennatin we ‘ujunin

Janë në xhennete e në burime që rrjedhin.

53

يَلۡبَسُونَ مِن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

Jelbesune min sundusin we ‘istebrekin mutekabiline

Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.

54

كَذَٰلِكَ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ

Kedhalike we zewwexhnahum bihurin ‘inin

Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).

55

يَدۡعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ

Jed’une fiha bikulli fakihetin ‘aminine

Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.

56

لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلۡمَوۡتَ إِلَّا ٱلۡمَوۡتَةَ ٱلۡأُولَىٰۖ وَوَقَىٰهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ

La jedhukune fihal-mewte ‘illal-mewtetel-’ula we wekahum ‘adhabel-xhehimi

Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit.

57

فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Fedlæn min rabbike dhalike huwel-fewzul-’adhimu

(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.

58

فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

Fe’innema jessernahu bilisanike le’allehum jetedhekkerune

Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim.

59

فَٱرۡتَقِبۡ إِنَّهُم مُّرۡتَقِبُونَ

Fartekib ‘innehum murtekibune

(Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i jep kurajë Muhamedit a.s., se atë dhe besimtarët e tij do t’i shpëtojë prej torturave të idhujtarëve, siç e pat shpëtuar popullin e Beni Israilëve prej faraonit. Idhujtarët nuk besonin në ringjallje dhe për të mbrojtur bindjen e tyre kërkonin prej Muhamedit a.s. të ringjallë ndonjë nga të parët e tyre. Nuk mendonin, se për shkak të krimit dhe të zullumit Zoti kishte shkatërruar para tyre popuj, që ishin shumë më të fortë se ata, si atë të Tubeit - sundues i Jemenit etj. Zoti nuk e krijoi këtë botë shkel e shko, e krijoi me një qëllim të caktuar, prandaj duhet vepruar sipas porosive të Tij, pse në ditën e Gjykimit, nuk mund ta ndihmojë askush tjetrin, pos ata që i mëshiron Allahu. Kemi përmendur edhe më parë se pema zekumit do të jetë ushqim i atyre në xhehenem. Ebu Xhehli në shenjë talljeje me Kuranin dhe Muhamedin a.s., përgatiti mazë dhe hurma e verë, dhe iu tha shokëve të vet urdhëroni, kjo është ai zekumi që po përmend Muhamedi a.s. Në Luftën e Bedrit Zoti e mposhti, ashtu që muslimanët e vranë. Sigurisht ai do të ushqehet me zekumin e përmendur. Këtu përmenden disa nga të mirat e xhenetit, të cilat do t’i gëzojmë, përmenden ashtu si ne mund t’i kuptojmë, e ato do të jenë shumë më të mira.