45. Xhathije · ajete 12–16

سورة الجاثية
12

۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ ٱلۡبَحۡرَ لِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ فِيهِ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Ellahul-ledhi sehhare lekumul-behre litexhrijel-fulku fihi bi’emrihi we litebtegu min fedlihi we le’allekum teshkurune

All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.

13

وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مِّنۡهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

We sehhare lekum ma fi es-semawati we ma fil-’erdi xhemi’æn minhu ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin jetefekkerune

Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.

14

قُل لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَغۡفِرُواْ لِلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ أَيَّامَ ٱللَّهِ لِيَجۡزِيَ قَوۡمَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Kul lilledhine ‘amenu jegfiru lilledhine la jerxhune ‘ejjamel-lahi lijexhzije kawmæn bima kanu jeksibune

Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.

15

مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۖ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ تُرۡجَعُونَ

Men ‘amile salihæn felinefsihi we men ‘esa’e fe’alejha thumme ‘ila rabbikum turxha’une

Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.

16

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحُكۡمَ وَٱلنُّبُوَّةَ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلۡنَٰهُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ

We lekad ‘atejna beni ‘isra’ilel-kitabe wel-hukme we en-nubuwete we rezeknahum minet-tejjibati we feddelnahum ‘alel-’alemine

Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.