45. Xhathije · ajete 20–22

سورة الجاثية
20

هَٰذَا بَصَٰٓئِرُ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ

Hadha besa’iru lilnnasi we huden we rehmetun likawmin jukinune

Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kuranin ia shpalli Muhamedit a.s. Allahu, Krijues i qiejve e i tokës, Krijues i njerëzve dhe i të gjitha gjallesave, Ai që bën ndërrimin e natës e të ditës, Ai që lëshon shiun prej së larti dhe ngjall tokën, Ai që iu jep drejtimin erërave. Pas këtyre argumenteve që ua shpjegon Allahu njerëzve, a mbetet të besohet ndonjë thënie tjetër? Jo, por të mjerët ata që i refuzojnë duke u zhytur në mëkate. Jobesimtarët i dëgjonin këto fakte të Kuranit, por nga euforia, e kthenin shpinën sikur nuk i dëgjojnë. Një farë Nadr ibni Harithi blinte përralla e legjenda prej popujve të tjerë dhe me to i mashtronte njerëzit për të mos e dëgjuar Kuranin. Një qëndrim i tillë ka ekzistuar atëherë e ka vazhduar edhe në kohët e mëvonshme deri në ditët e sotme. Po, të tillët e kanë në prag xhehenemin, e përpjekjet e tyre nuk do t’iu bëjnë kurrfarë dobie. Për njerëzit që me vëmendje vështrojnë të mirat e Zotit, të cilat Ai i krijoi për njerëz ka mjaft fakte bindëse, kurse për ata që nuk duan të vështrojnë faktet dhe refuzojnë të vërtetën Zoti i thotë Muhamedit a.s., që t’iu thotë besimtarëve të heqin dorë prej tyre, se ata do t’i dënojë vetë Ai, kuptohet sipas veprave. Edhe Beni Israilëve Zoti iu pat dhënë të gjitha të mirat, por ata nuk falënderuan, përkundrazi mohuan dhe u përçanë. U përçanë pasi ishin të dijshëm, edhe pse dija do të duhej ta pezullojë përçarjen. Ata nuk kishin si qëllim dijen si dije, por krenarinë. Dija nxiti përçarjen mes njerëzve, sepse niveli i arritjeve në dijeni është i ndryshëm. Në çështjet e fesë nuk mund të lajmërohet ndonjë përçarje, pse ato janë të thjeshta e të qarta për mendjen e shëndoshë, prandaj nuk duhet të ngatërrohen çështjet e saj me teoritë e ndryshme, të cilat janë plot dyshime e supozime. respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi shikimin e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
21

أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ ٱجۡتَرَحُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن نَّجۡعَلَهُمۡ كَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَوَآءٗ مَّحۡيَاهُمۡ وَمَمَاتُهُمۡۚ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

‘Em hesibel-ledhine exhterehu es-sejji’ati ‘en nexh’alehum kalledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati sewa’en mehjahum we mematuhum sa’e ma jehkumune

A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?

22

وَخَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّ وَلِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

We halekal-lahu es-semawati wel-’erde bil-hekki we lituxhza kullu nefsin bima kesebet we hum la judhlemune

All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t'u shpërblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.