45. Xhathije · ajete 22–28

سورة الجاثية
22

وَخَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّ وَلِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

We halekal-lahu es-semawati wel-’erde bil-hekki we lituxhza kullu nefsin bima kesebet we hum la judhlemune

All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t'u shpërblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.

23

أَفَرَءَيۡتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ وَأَضَلَّهُ ٱللَّهُ عَلَىٰ عِلۡمٖ وَخَتَمَ عَلَىٰ سَمۡعِهِۦ وَقَلۡبِهِۦ وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِۦ غِشَٰوَةٗ فَمَن يَهۡدِيهِ مِنۢ بَعۡدِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

‘Efere’ejte meni ettehadhe ‘ilehehu hewahu we ‘edellehu Ellahu ‘ala ‘ilmin we hateme ‘ala sem’ihi we kalbihi we xhe’ale ‘ala beserihi gishaweten femen jehdihi min ba’di Ellahi ‘efela tedhekkerune

A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?

24

وَقَالُواْ مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا نَمُوتُ وَنَحۡيَا وَمَا يُهۡلِكُنَآ إِلَّا ٱلدَّهۡرُۚ وَمَا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِنۡ هُمۡ إِلَّا يَظُنُّونَ

We kalu ma hije ‘illa hejatuna ed-dunja nemutu we nehja we ma juhlikuna ‘illa ed-dehru we ma lehum bidhalike min ‘ilmin ‘in hum ‘illa jedhunnune

Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë".

25

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ مَّا كَانَ حُجَّتَهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱئۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

We ‘idha tutla ‘alejhim ‘ajatuna bejjinatin ma kane huxhxhetehum ‘illa ‘en kalu e’tu bi’aba’ina ‘in kuntum sadikine

E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nëse jeni të saktë, na sillni të gjallë prindërit tanë!"

26

قُلِ ٱللَّهُ يُحۡيِيكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يَجۡمَعُكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Kuli Ellahu juhjikum thumme jumitukum thumme jexhma’ukum ‘ila jewmil-kijameti la rejbe fihi we lekinne ‘ekthere en-nasi la ja’lemune

Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)".

27

وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوۡمَئِذٖ يَخۡسَرُ ٱلۡمُبۡطِلُونَ

We lillehi mulku es-semawati wel-’erdi we jewme tekumu es-sa’atu jewme’idhin jehserul-mubtilune

Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.

28

وَتَرَىٰ كُلَّ أُمَّةٖ جَاثِيَةٗۚ كُلُّ أُمَّةٖ تُدۡعَىٰٓ إِلَىٰ كِتَٰبِهَا ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

We tera kulle ‘ummetin xhathijeten kullu ‘ummetin tud’a ‘ila kitabihal-jewme tuxhzewne ma kuntum ta’melune

Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): "Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar".