45. Xhathije · ajete 29–31

سورة الجاثية
29

هَٰذَا كِتَٰبُنَا يَنطِقُ عَلَيۡكُم بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّا كُنَّا نَسۡتَنسِخُ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Hadha kitabuna jentiku ‘alejkum bil-hekki ‘inna kunna nestensihu ma kuntum ta’melune

Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç'vepronit.

30

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُدۡخِلُهُمۡ رَبُّهُمۡ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡمُبِينُ

Fe’emmal-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati fejudhiluhum rebbuhum fi rehmetihi dhalike huwel-fewzul-mubinu

Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në xhennet), e ai është shpëtim i madh.

31

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَفَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡ وَكُنتُمۡ قَوۡمٗا مُّجۡرِمِينَ

We ‘emmal-ledhine keferu ‘efelem tekun ‘ajati tutla ‘alejkum fastekbertum we kuntum kawmæn muxhrimine

E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!"