45. Xhathije · ajete 6–15

سورة الجاثية
6

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَ ٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ يُؤۡمِنُونَ

Tilke ‘ajatu Ellahi netluha ‘alejke bil-hekki febi’ejji hedithin ba’del-lahi we ‘ajatihi ju’uminune

Këto janë fakte të All-llahut që po t'i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?

7

وَيۡلٞ لِّكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ

Wejlun likulli ‘effakin ‘ethimin

Çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar.

8

يَسۡمَعُ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسۡتَكۡبِرٗا كَأَن لَّمۡ يَسۡمَعۡهَاۖ فَبَشِّرۡهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٖ

Jesma’u ‘ajati Ellahi tutla ‘alejhi thumme jusirru mustekbiræn ke’en lem jesma’ha febeshshirhu bi’adhabin ‘elimin

Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.

9

وَإِذَا عَلِمَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا شَيۡـًٔا ٱتَّخَذَهَا هُزُوًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ

We ‘idha ‘alime min ‘ajatina shej’æn ettehadheha huzuen ‘ula’ike lehum ‘adhabun muhinun

Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.

10

مِّن وَرَآئِهِمۡ جَهَنَّمُۖ وَلَا يُغۡنِي عَنۡهُم مَّا كَسَبُواْ شَيۡـٔٗا وَلَا مَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡلِيَآءَۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Min wera’ihim xhehennemu we la jugni ‘anhum ma kesebu shej’æn we la ma ettehadhu min duni Ellahi ‘ewlija’e we lehum ‘adhabun ‘adhimun

Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t'u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.

11

هَٰذَا هُدٗىۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَهُمۡ عَذَابٞ مِّن رِّجۡزٍ أَلِيمٌ

Hadha huden wel-ledhine keferu bi’ajati rabbihim lehum ‘adhabun min rixhzin ‘elimun

Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.

12

۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ ٱلۡبَحۡرَ لِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ فِيهِ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Ellahul-ledhi sehhare lekumul-behre litexhrijel-fulku fihi bi’emrihi we litebtegu min fedlihi we le’allekum teshkurune

All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.

13

وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مِّنۡهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

We sehhare lekum ma fi es-semawati we ma fil-’erdi xhemi’æn minhu ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin jetefekkerune

Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.

14

قُل لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَغۡفِرُواْ لِلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ أَيَّامَ ٱللَّهِ لِيَجۡزِيَ قَوۡمَۢا بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Kul lilledhine ‘amenu jegfiru lilledhine la jerxhune ‘ejjamel-lahi lijexhzije kawmæn bima kanu jeksibune

Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.

15

مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَسَآءَ فَعَلَيۡهَاۖ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ تُرۡجَعُونَ

Men ‘amile salihæn felinefsihi we men ‘esa’e fe’alejha thumme ‘ila rabbikum turxha’une

Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.