46. Ahkaf · ajete 10–12

سورة الأحقاف
10

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ وَكَفَرۡتُم بِهِۦ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ مِثۡلِهِۦ فَـَٔامَنَ وَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Kul ‘ere’ejtum ‘in kane min ‘indi Ellahi we kefertum bihi we shehide shahidun min beni ‘isra’ile ‘ala mithlihi fe’amene we estekbertum ‘innall-llahe la jehdil-kawme edh-dhalimine

Thuaj: "Më tregoni mua se nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullumqarë)?" E, s'ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.

11

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَوۡ كَانَ خَيۡرٗا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيۡهِۚ وَإِذۡ لَمۡ يَهۡتَدُواْ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَآ إِفۡكٞ قَدِيمٞ

We kalel-ledhine keferu lilledhine ‘amenu lew kane hajræn ma sebekuna ‘ilejhi we ‘idh lem jehtedu bihi fesejekulune hadha ‘ifkun kadimun

E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur'ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur'anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm".

12

وَمِن قَبۡلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامٗا وَرَحۡمَةٗۚ وَهَٰذَا كِتَٰبٞ مُّصَدِّقٞ لِّسَانًا عَرَبِيّٗا لِّيُنذِرَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُحۡسِنِينَ

We min kablihi kitabu musa ‘imamæn we rehmeten we hedha kitabun museddikun lisanæn ‘arebijæn lijundhirel-ledhine dhelemu we bushra lilmuhsinine

E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t'u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.