We kalel-ledhine keferu lilledhine ‘amenu lew kane hajræn ma sebekuna ‘ilejhi we ‘idh lem jehtedu bihi fesejekulune hadha ‘ifkun kadimun
E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur'ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur'anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm".
We min kablihi kitabu musa ‘imamæn we rehmeten we hedha kitabun museddikun lisanæn ‘arebijæn lijundhirel-ledhine dhelemu we bushra lilmuhsinine
E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t'u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
We wessejnal-’insane biwalidejhi ‘ihsanæn hemelet/hu ‘ummuhu kurhæn we wede’at/hu kurhæn we hemluhu we fisaluhu thelathune shehræn hetta ‘idha belega ‘eshuddehu we belega ‘erba’ine seneten kale rabbi ‘ewzi’ni ‘en ‘eshkure ni’metekel-leti ‘en’amte ‘alejje we ‘ala we e-dejje we ‘en ‘a’mele salihæn terdahu we ‘eslih li fi dhurrijeti ‘inni tubtu ‘ilejke we ‘inni minel-muslimine
Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët."
‘Ula’ikel-ledhine netekabbelu ‘anhum ‘ehsene ma ‘amilu we netexhawezu ‘an sejji’atihim fi ‘eshabil-xhenneti wa’de es-sidkil-ledhi kanu ju’adune
Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
Wel-ledhi kale liwalidejhi ‘uffin lekuma ‘eta’idanini ‘en ‘uhrexhe we kad haletil-kurunu min kabli we huma jestegithani Ellahe wejleke ‘amin ‘inne wa’del-lahi hekkun fejekulu ma hadha ‘illa ‘esatirul-’ewweline
E ai që prindërve të vet u thotë: "Oh, për ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?" E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) "I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!" po ai thotë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!"
‘Ula’ikel-ledhine hekka ‘alejhimul-kawlu fi ‘umemin kad halet min kablihim minel-xhinni wel-’insi ‘innehum kanu hasirine
Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.