46. Ahkaf · ajete 18–21

سورة الأحقاف
18

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ خَٰسِرِينَ

‘Ula’ikel-ledhine hekka ‘alejhimul-kawlu fi ‘umemin kad halet min kablihim minel-xhinni wel-’insi ‘innehum kanu hasirine

Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.

19

وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۖ وَلِيُوَفِّيَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

We likullin derexhatun mimma ‘amilu we lijuweffijehum ‘a’malehum we hum la judhlemune

E, secilit sipas veprave që i bën i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t'u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Se Kurani është shpallje e Zotit, se është fjalë e Tij, e kurrsesi e ndonjë njeriu është theksuar në nja dhjetë ajete, e për t’iu dhënë njerëzve të kuptojnë, se një shprehje e tillë e lartë me përmbajtje të mrekullueshme, nuk mund të burojë prej njeriut, e as nuk është
20

وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَذۡهَبۡتُمۡ طَيِّبَٰتِكُمۡ فِي حَيَاتِكُمُ ٱلدُّنۡيَا وَٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِهَا فَٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ عَذَابَ ٱلۡهُونِ بِمَا كُنتُمۡ تَسۡتَكۡبِرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَفۡسُقُونَ

We jewme ju’redul-ledhine keferu ‘ala en-nari ‘edh/hebtum tejjibatikum fi hejatikumu ed-dunja we estemta’tum biha faljewme tuxhzewne ‘adhabel-huni bima kuntum testekbirune fil-’erdi bigajril-hekki we bima kuntum tefsukune

E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): "Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues".

21

۞ وَٱذۡكُرۡ أَخَا عَادٍ إِذۡ أَنذَرَ قَوۡمَهُۥ بِٱلۡأَحۡقَافِ وَقَدۡ خَلَتِ ٱلنُّذُرُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦٓ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

We edhkur ‘eha ‘adin ‘idh ‘endhere kawmehu bil-’ehkafi we kad haleti en-nudhuru min bejni jedejhi we min halfihi ‘ella ta’budu ‘illallahe ‘inni ‘ehafu ‘alejkum ‘adhabe jewmin ‘adhimin

Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithëqë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): "Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!"