46. Ahkaf · ajete 24–26

سورة الأحقاف
24

فَلَمَّا رَأَوۡهُ عَارِضٗا مُّسۡتَقۡبِلَ أَوۡدِيَتِهِمۡ قَالُواْ هَٰذَا عَارِضٞ مُّمۡطِرُنَاۚ بَلۡ هُوَ مَا ٱسۡتَعۡجَلۡتُم بِهِۦۖ رِيحٞ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٞ

Felemma re’ewhu ‘aridæn mustekbile ‘ewdijetihim kalu hadha ‘aridun mumtiruna bel huwe ma esta’xheltum bihi rihun fiha ‘adhabun ‘elimun

E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm.

25

تُدَمِّرُ كُلَّ شَيۡءِۭ بِأَمۡرِ رَبِّهَا فَأَصۡبَحُواْ لَا يُرَىٰٓ إِلَّا مَسَٰكِنُهُمۡۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Tudemmiru kulle shej’in bi’emri rabbiha fe’esbehu la jura ‘illa mesakinuhum kedhalike nexhzil-kawmel-muxhrimine

(Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar.

26

وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰهُمۡ فِيمَآ إِن مَّكَّنَّٰكُمۡ فِيهِ وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ سَمۡعٗا وَأَبۡصَٰرٗا وَأَفۡـِٔدَةٗ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُمۡ سَمۡعُهُمۡ وَلَآ أَبۡصَٰرُهُمۡ وَلَآ أَفۡـِٔدَتُهُم مِّن شَيۡءٍ إِذۡ كَانُواْ يَجۡحَدُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

We lekad mekkennahum fima ‘in mekkennakum fihi we xhe’alna lehum sem’æn we ‘ebsaræn we ‘ef’ideten fema ‘egna ‘anhum sem’uhum we la ‘ebsaruhum we la ‘ef’idetuhum min shej’in ‘idh kanu jexhhedune bi’ajati Ellahi we haka bihim ma kanu bihi jestehzi’un

Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.