وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰهُمۡ فِيمَآ إِن مَّكَّنَّٰكُمۡ فِيهِ وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ سَمۡعٗا وَأَبۡصَٰرٗا وَأَفۡـِٔدَةٗ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُمۡ سَمۡعُهُمۡ وَلَآ أَبۡصَٰرُهُمۡ وَلَآ أَفۡـِٔدَتُهُم مِّن شَيۡءٍ إِذۡ كَانُواْ يَجۡحَدُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.