Felewla neserehumul-ledhine ettehadhu min duni Ellahi kurbanæn ‘aliheten bel dellu ‘anhum we dhelike ‘ifkuhum we ma kanu jefterune
Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
We ‘idh serefna ‘ilejke neferæn minel-xhinni jestemi’unel-kur’ane felemma hederuhu kalu ‘ensitu felemma kudije we llew ‘ila kawmihim mundhirine
(Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
We men la juxhib da’ijel-lahi felejse bimu’xhizin fil-’erdi we lejse lehu min dunihi ‘ewlija’u ‘ula’ike fi delalin mubinin
E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!
‘Ewelem jerew ‘ennel-lahel-ledhi haleka es-semawati wel-’erde we lem ja’je bihalkihinne bikadirin ‘ala ‘en juhjijel-mewta bela ‘innehu ‘ala kulli shej’in kadirun
A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
We jewme ju’redul-ledhine keferu ‘ala en-nari ‘elejse hadha bil-hekki kalu bela we rabbina kale fedhukul-’adhabe bima kuntum tekfurune
E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): "A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po, pasha Zotin tonë!" Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin!"
Fasbir kema sebere ‘ulul-’azmi mine er-rusuli we la testa’xhil lehum ke’ennehum jewme jerewne ma ju’adune lem jelbethu ‘illa sa’aten min neharin belagun fehel juhleku ‘illal-kawmul-fasikune
Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Atyre që nuk besuan, kur afrohen te zjarri u thuhet se ju i përjetuat të mirat dhe kënaqësitë në dynja dhe nuk e falënderuat Zotin, e mbajtët vetën lart, i morën nëpër këmbë dispozitat e Allahut, tashti pra, vuajeni dënimin më të shëmtuar. Populli Ad, që jetonte në Ahkaf, vend në Jemen i tërë me rërë të imët refuzoi mësimet e pejgamberit të vet, Hudit, bile i thanë: “Na e sill sa më shpejt dënimin me të cilin na kërcënohesh”. Po ai, sikurse edhe të gjithë pejgamberët e tjerë, e dinte se ajo është punë e Zotit, e jo e
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.