فَٱصۡبِرۡ كَمَا صَبَرَ أُوْلُواْ ٱلۡعَزۡمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ وَلَا تَسۡتَعۡجِل لَّهُمۡۚ كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَ مَا يُوعَدُونَ لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا سَاعَةٗ مِّن نَّهَارِۭۚ بَلَٰغٞۚ فَهَلۡ يُهۡلَكُ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ
Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Atyre që nuk besuan, kur afrohen te zjarri u thuhet se ju i përjetuat të mirat dhe kënaqësitë në dynja dhe nuk e falënderuat Zotin, e mbajtët vetën lart, i morën nëpër këmbë dispozitat e Allahut, tashti pra, vuajeni dënimin më të shëmtuar. Populli Ad, që jetonte në Ahkaf, vend në Jemen i tërë me rërë të imët refuzoi mësimet e pejgamberit të vet, Hudit, bile i thanë: “Na e sill sa më shpejt dënimin me të cilin na kërcënohesh”. Po ai, sikurse edhe të gjithë pejgamberët e tjerë, e dinte se ajo është punë e Zotit, e jo e