فَٱعۡلَمۡ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مُتَقَلَّبَكُمۡ وَمَثۡوَىٰكُمۡ
Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që vetë nuk besuan, por penguan edhe të tjerët nga besimi veprat e mira të tyre, siç janë bujaria, bamirësia etj., janë të humbura, sepse s’ka kush që t’ua vlerësojë. E atyre që besuan, bënë vepra të mira, i besuan Kuranit, Zoti ua fal gabimet dhe i ndihmon në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Muslimanët janë të urdhëruar, që në luftë ta luftojnë ashpër armikun derisa ta dobësojnë krejtësisht, atëherë robërit ose t’i lirojnë pa kompensim ose me të. Lufta e muslimanëve kishte si qëllim të dihet, se kush është i denjë në rrugën e Zotit dhe kush është i luhatshëm, në mënyrë që radhët e muslimanëve të pastrohen, përndryshe Zoti vetë kishte mundësi t'i zhdukë idhujtarët. Besimtarët e rënë në luftë e fitojnë shpërblimin e Zotit xhenetin, ndërsa jobesimtarët që e urrejnë Kuranin, edhe