47. Muhammed · ajete 21–27

سورة محمّـد
21

طَاعَةٞ وَقَوۡلٞ مَّعۡرُوفٞۚ فَإِذَا عَزَمَ ٱلۡأَمۡرُ فَلَوۡ صَدَقُواْ ٱللَّهَ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ

Ta’atun we kawlun ma’rufun fe’idha ‘azemel-’emru felew sedeku Ellahe lekane hajræn lehum

Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.

22

فَهَلۡ عَسَيۡتُمۡ إِن تَوَلَّيۡتُمۡ أَن تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَتُقَطِّعُوٓاْ أَرۡحَامَكُمۡ

Fehel ‘asejtum ‘in tewellejtum ‘en tufsidu fil-’erdi we tukatti’u ‘erhamekum

A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?

23

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فَأَصَمَّهُمۡ وَأَعۡمَىٰٓ أَبۡصَٰرَهُمۡ

‘Ula’ikel-ledhine le’anehumu Ellahu fe’esemmehum we ‘a’ma ‘ebsarehum

Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.

24

أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلۡقُرۡءَانَ أَمۡ عَلَىٰ قُلُوبٍ أَقۡفَالُهَآ

‘Efela jetedebberunel-kur’ane ‘em ‘ala kulubin ‘ekfaluha

A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!

25

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱرۡتَدُّواْ عَلَىٰٓ أَدۡبَٰرِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡهُدَى ٱلشَّيۡطَٰنُ سَوَّلَ لَهُمۡ وَأَمۡلَىٰ لَهُمۡ

‘Innel-ledhine erteddu ‘ala ‘edbarihim min ba’di ma tebejjene lehumul-huda esh-shejtanu sewwele lehum we ‘emla lehum

Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.

26

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُواْ لِلَّذِينَ كَرِهُواْ مَا نَزَّلَ ٱللَّهُ سَنُطِيعُكُمۡ فِي بَعۡضِ ٱلۡأَمۡرِۖ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ إِسۡرَارَهُمۡ

Dhalike bi’ennehum kalu lilledhine kerihu ma nezzelel-lahu senuti’ukum fi ba’dil-’emri wel-lahu ja’lemu ‘israrehum

Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: "Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.

27

فَكَيۡفَ إِذَا تَوَفَّتۡهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ

Fekejfe ‘idha teweffet/humul-mela’iketu jedribune wuxhuhehum we ‘edbarehum

E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?