47. Muhammed · ajete 22–30

سورة محمّـد
22

فَهَلۡ عَسَيۡتُمۡ إِن تَوَلَّيۡتُمۡ أَن تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَتُقَطِّعُوٓاْ أَرۡحَامَكُمۡ

Fehel ‘asejtum ‘in tewellejtum ‘en tufsidu fil-’erdi we tukatti’u ‘erhamekum

A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?

23

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فَأَصَمَّهُمۡ وَأَعۡمَىٰٓ أَبۡصَٰرَهُمۡ

‘Ula’ikel-ledhine le’anehumu Ellahu fe’esemmehum we ‘a’ma ‘ebsarehum

Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.

24

أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلۡقُرۡءَانَ أَمۡ عَلَىٰ قُلُوبٍ أَقۡفَالُهَآ

‘Efela jetedebberunel-kur’ane ‘em ‘ala kulubin ‘ekfaluha

A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!

25

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱرۡتَدُّواْ عَلَىٰٓ أَدۡبَٰرِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡهُدَى ٱلشَّيۡطَٰنُ سَوَّلَ لَهُمۡ وَأَمۡلَىٰ لَهُمۡ

‘Innel-ledhine erteddu ‘ala ‘edbarihim min ba’di ma tebejjene lehumul-huda esh-shejtanu sewwele lehum we ‘emla lehum

Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.

26

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُواْ لِلَّذِينَ كَرِهُواْ مَا نَزَّلَ ٱللَّهُ سَنُطِيعُكُمۡ فِي بَعۡضِ ٱلۡأَمۡرِۖ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ إِسۡرَارَهُمۡ

Dhalike bi’ennehum kalu lilledhine kerihu ma nezzelel-lahu senuti’ukum fi ba’dil-’emri wel-lahu ja’lemu ‘israrehum

Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: "Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.

27

فَكَيۡفَ إِذَا تَوَفَّتۡهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ

Fekejfe ‘idha teweffet/humul-mela’iketu jedribune wuxhuhehum we ‘edbarehum

E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?

28

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ ٱتَّبَعُواْ مَآ أَسۡخَطَ ٱللَّهَ وَكَرِهُواْ رِضۡوَٰنَهُۥ فَأَحۡبَطَ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Dhalike bi’ennehumu etteba’u ma ‘eshatel-lahe we kerihu ridwanehu fe’ehbete ‘a’malehum

E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.

29

أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَن لَّن يُخۡرِجَ ٱللَّهُ أَضۡغَٰنَهُمۡ

‘Em hesibel-ledhine fi kulubihim meredun ‘en len juhrixhel-lahu ‘edganehum

A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?

30

وَلَوۡ نَشَآءُ لَأَرَيۡنَٰكَهُمۡ فَلَعَرَفۡتَهُم بِسِيمَٰهُمۡۚ وَلَتَعۡرِفَنَّهُمۡ فِي لَحۡنِ ٱلۡقَوۡلِۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ أَعۡمَٰلَكُمۡ

We lew nesha’u le’erejnakehum fele’areftehum bisimahum we leta’rifennehum fi lehnil-kawli wel-lahu ja’lemu ‘a’malekum

E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janë ata, e do t'i njihje konkret, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.