Dhalike bi’ennel-ledhine keferu etteba’ul-batile we ‘ennel-ledhine ‘amenu etteba’ul-hekka min rabbihim kedhalike jedribu Ellahu lilnnasi ‘emthalehum
Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.
Fe’idha lekitumul-ledhine keferu federbe er-rikabi hetta ‘idha ‘ethhantumuhum feshuddul-wethaka fe’imma mennæn ba’du we ‘imma fida’en hetta tede’al-herbu ‘ewzareha dhalike we lew jesha’u Ellahu lantesere minhum we lekin lijebluwe ba’dekum biba’din wel-ledhine kutilu fi sebili Ellahi felen judille ‘a’malehum
Pra, kur t'i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t'i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t'ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
‘Efelem jesiru fil-’erdi fejendhuru kejfe kane ‘akibetul-ledhine min kablihim demmerel-lahu ‘alejhim we lilkafirine ‘emthaluha
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
‘Innall-llahe judhilul-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati xhennatin texhri min tehtihal-’enharu wel-ledhine keferu jetemetta’une we je’kulune kema te’kulul-’en’am we en-naru methwen lehum
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t'i shtie në xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri.
‘Efemen kane ‘ala bejjinetin min rabbihi kemen zujjine lehu su’u ‘amelihi we etteba’u ‘ehwa’ehum
A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
Methelul-xhenneti elleti wu’idel-muttekune fiha ‘enharun min ma’in gajri ‘asinin we ‘enharun min lebenin lem jetegajjer ta’muhu we ‘enharun min hamrin ledhdhetin lilshsharibine we ‘enharun min ‘aselin museffen we lehum fiha min kulli eth-themerati we megfiretun min rabbihim kemen huwe halidun fi en-nari we suku ma’en hemimæn fekatte’a ‘em’a’ehum
Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
We minhum men jestemi’u ‘ilejke hetta ‘idha harexhu min ‘indike kalu lilledhine ‘utul-’ilme madha kale ‘anifæn ‘ula’ikel-ledhine tebe’allahu ‘ala kulubihim we etteba’u ‘ehwa’ehum
Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije u thonë: "Çka tha ai (Muhammedi) më parë?" Ata janë zemrat e të cilëve i ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.