47. Muhammed · ajete 31–37

سورة محمّـد
31

وَلَنَبۡلُوَنَّكُمۡ حَتَّىٰ نَعۡلَمَ ٱلۡمُجَٰهِدِينَ مِنكُمۡ وَٱلصَّٰبِرِينَ وَنَبۡلُوَاْ أَخۡبَارَكُمۡ

We lenebluwennekum hetta na’lemel-muxhahidine minkum we es-sabirine we nebluwe ‘ehbarekum

Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmë veprat tuaja.

32

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَشَآقُّواْ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡهُدَىٰ لَن يَضُرُّواْ ٱللَّهَ شَيۡـٔٗا وَسَيُحۡبِطُ أَعۡمَٰلَهُمۡ

‘Innel-ledhine keferu we seddu ‘an sebili Ellahi we shakku er-resule min ba’di ma tebejjene lehumul-huda len jedurru Ellahe shej’æn we sejuhbitu ‘a’malehum

Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t'i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t'ua zhduk veprat e tyre.

33

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَلَا تُبۡطِلُوٓاْ أَعۡمَٰلَكُمۡ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘eti’u Ellahe we ‘eti’u er-resule we la tubtilu ‘a’malekum

O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!

34

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ مَاتُواْ وَهُمۡ كُفَّارٞ فَلَن يَغۡفِرَ ٱللَّهُ لَهُمۡ

‘Innel-ledhine keferu we seddu ‘an sebili Ellahi thumme matu we hum kuffarun felen jegfirel-lahu lehum

Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t'ju falë atyre.

35

فَلَا تَهِنُواْ وَتَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱلسَّلۡمِ وَأَنتُمُ ٱلۡأَعۡلَوۡنَ وَٱللَّهُ مَعَكُمۡ وَلَن يَتِرَكُمۡ أَعۡمَٰلَكُمۡ

Fela tehinu we ted’u ‘ila es-selmi we ‘entumul-’a’lewne wel-lahu me’akum we len jetirekum ‘a’malekum

Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhënjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk ua pakëson veprat tuaja.

36

إِنَّمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا لَعِبٞ وَلَهۡوٞۚ وَإِن تُؤۡمِنُواْ وَتَتَّقُواْ يُؤۡتِكُمۡ أُجُورَكُمۡ وَلَا يَسۡـَٔلۡكُمۡ أَمۡوَٰلَكُمۡ

‘Innemal-hejætu ed-dunja la’ibun we lehwun we ‘in tu’uminu we tetteku ju’utikum ‘uxhurekum we la jes’elkum ‘emwalekum

Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).

37

إِن يَسۡـَٔلۡكُمُوهَا فَيُحۡفِكُمۡ تَبۡخَلُواْ وَيُخۡرِجۡ أَضۡغَٰنَكُمۡ

‘In jes’elkumuha fejuhfikum tebhalu we juhrixh ‘edganekum

Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe t'ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.