← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

47. Muhammed · Ajeti 4 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 47:1–47:19

Ata që vetë nuk besuan, por penguan edhe të tjerët nga besimi, veprat e mira të tyre, siç janë bujaria, bamirësia etj., janë të humbura, sepse s'ka kush që t'ua vlerësojë. E atyre që besuan, bënë vepra të mira, i besuan Kur'anit, Zoti u falë gabimet dhe u ndihmon në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

Myslimanët janë të urdhëruar që në luftë ta luftojnë ashpër armikun derisa ta dobësojnë krejtësisht, atëherë robërit ose t'i lirojnë pa kompensim ose me të. Lufta e myslimanëve kishte për qëllim të dihet se kush është i denjë në rugën e Zotit dhe kush është i luhatshëm, ashtu që radhët e myslimanëve të pastrohen, përndryshe Zoti vetë kishte mundësi t'i zhdukë idhujtarët.

Besimtarët e rënë në luftë e fitojnë shpërblimin e Zotit, xhennetin, ndërsa jobesimtarët që e urrejnë Kur'anin, edhe veprat i kanë të asgjësuara. Sipas Sejid Kutbit, "habeta" dotë thotë "fryerje". Kafsha që kullot barë të keq fryhet dhe pëlcet, shkatërrohet, kështu janë edhe veprat e kufarëve, fryhen, duken të mëdha, por në fund zhduken.

Thuhet: shembulli i xhennetit të premtuar, e nuk thuhet: xhenneti i premtuar! Përse Përjetimet e kënaqësive në xhennet, siç ka thënë Pejgamberi janë ato që nuk i ka parë kush me sy, nuk i ka dëgjuar kush me veshë dhe nuk mund t'i marrë asnjë njeri me mend, e sikur të thuhet për ato kënaqësi e begati ashtu siç janë, ne nuk do të mund t'i kuptonim, andaj Zoti mëshirues bën një krahasim me ato të mira e begati të dynjasë, të cilat ne i kuptojmë dhe i përjetojmë, përndryshe ato nuk janë të tilla, por shumë më të mira. Përmendet vera që është e lezetshme, e shijshme, e jo si kjo e dynjasë e pa shije dhe që të bën të dehur.

Ata që e dëgjonin Pejgamberin, por nuk kuptonin asgjë dhe i pyesnin shokët më të dijshëm të Pejgamberit se çka foli ai, ishin munafikët, të cilët kishin besuar vetëm formalisht e jo me zemër. Kur'ani bën ndikim në besimtarët e sinqertë duke ua shtuar edhe më shumë besimin dhe dashurinë për Zotin.

Pejgamberi nuk bën mëkat, por pasi që pozita dhe karakteri i tij është shumë i lartë, ndonjë vepër që për neve si njerëz të rëndomtë është e mirë, për te mund të konsiderohet e metë, andaj i thuhet kërko falje për ndonjë të metë, ose të mos keshë fare të metë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 47:4–47:9

Allahu i Madhëruar i udhëzon besimtarët se çfarë duhet të bëjnë gjatë luftërave të tyre kundër idhujtarëve: - “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! ” - Pra, korrini ata me shpatat tuaja, derisa t’i mpo - shtni, derisa t’i keni shpartalluar e vrarë, - “Më pas, lidhini mirë ... ” - Pra, ata që kanë mbetur gjallë dhe i keni kapur rob, mbajini lidhur. - “... e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta.” - Pas mbarimit të bete - jës, jeni të lirë të zgjidhni për çështjen e robërve të luftës. Nëse dëshironi, mund t’i lironi ata pa asnjë pagesë në këmbim, por thjesht duke u bërë mirësi dhe duke i falur. Gjithashtu, nëse dëshironi, kërkoni për ta pagesë për kompensim, duke e vendosur si kusht për lirimin e tyre. Duket qartë që ky ajet ka zbritur pas luftës së Bedrit, sepse dihet fakti që Allahu i Lartësuar i qortoi besimtarët në luftën e Bedrit, kur ata vendosën për mbajtjen e sa më shumë robërve, për të marrë prej tyre kompensim pasuror. Allahu i Lartësuar thotë: “Asnjë profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend. Ju synoni të mirat e kësaj bote (të përkohshme) , ndërsa Allahu dëshiron për ju ahiretin. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë (shpërblesën) që morët. Kënaquni me atë që fitoni me luftë si të lejuar dhe të mirë, si edhe jini të devotshëm ndaj Allahut! Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.” [Enfal 67, 68]. Gjithashtu, thuhet se ajeti: “... e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta ...”, është anuluar me fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Pasi të kalojnë muajt e ndaluar, luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, kapini, rrethojini dhe u zini pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, falin namazin rregullisht dhe japin zekatin, atëherë u hapni rrugë! Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Teube 5]. Ky është mendimi i Ibn Abasit, Katades, Dahakut dhe Sudiut. Ndërsa të tjerë, - që janë edhe shumica e dijetarëve, - thonë se ky nuk është një ajet i abroguar, por është ende në fuqi, duke shpjeguar se imami është i lirë të zgjedhë: ose t’i falë, ose të kërkojë kompensim për ta, por nuk lejohet ekzeku - timi i tyre. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se imami është i lirë të urdhërojë edhe ekzekutimin e tyre, sepse në një hadith thuhet se: 2383. Profeti ﷺ ekzekutoi Nadir Ibn el Harithin dhe Ukbeh Ibn Ebu Muajtin, të cilët u kapën robër në Bedër. Në një hadith tjetër përmendet rasti i Thumame Ibn Uthal, kreu i fisit të Benu Hanifes. Profeti ﷺ ,me qëllim, urdhëroi që ai (pasi u zu rob) të lidhej në një prej shtyllave të xhamisë. Më pas, Profeti ﷺ e liroi, dhe kjo u bë shkak që Thumame të pranonte Islamin. Në hadith thuhet se: 2384. Profeti ﷺ e lidhi Thuma - men në njërën prej shtyllave të xhamisë. Pastaj kaloi pranë tij dhe i tha: “Ç’thua, o Thumame?” Thumameja u përgjigj: “O Muhamed! Nëse do më vrasësh, do të vrasësh një njeri me gjak të fisëm, dhe nëse do bësh mirësi, do ia bësh dikujt që di të

jetë mirënjohës. Nëse do pasuri, kërko, dhe do të jepet çfarë të duash!” Profeti ﷺ u largua dhe e la Thumamen atë ditë. U afrua ditën tjetër dhe të dy thanë të njëjtat fjalë. Kur vajti ditën e tretë, Profeti ﷺ tha: “Lirojeni Thumamen!” Pasi u lirua, ai shkoi nën një palmë pranë xhamisë, ku mori gusulin (bëri banjë të përgjithshëm të trupit) për pranimin e Islamit. Më tej, ai shkoi te Profeti ﷺ dhe deklaroi Islamin. Pastaj i tha: “Për Zotin, më parë nuk kishte në faqen e dheut fytyrë më të urryer për mua sesa fytyra jote, ndërsa tani ajo është fytyra më e dashur për mua! Për Zotin, nuk kishte më parë në faqen e dheut ndonjë fe më të urryer për mua sesa feja juaj, dhe tani ajo është feja më e dashur për mua! Skuadra jote më kapi gjatë rrugës për të kryer umren.” Profeti ﷺ e përgëzoi Thumamen dhe e urdhëroi të kryente umren (tashmë si musli - man). Kur Thumameja shkoi te kurejshët, ata i thanë: “E tradhtove fenë tënde, o Thumame?” Ai, plot krenari, u përgjigj: “Jo, për Allah, nuk jam tradhtar, por unë pranova Islamin, sikurse Muhamedi ﷺ . Betohem në Allahun e Lartësuar se, nuk keni për të marrë prej Jemames asnjë kokërr gruri, pa u lejuar fillimisht nga i Dërguari i Allahut!”. Imam Shafiu (Allahu e mëshi - roftë!) ka thënë: “Imami është i lirë që të zgjedhë: ose t’i ekzekutojë, ose t’i falë pa kërkuar kompensim pasuror për lirimin e tyre, ose të kërkojë kompensim për lirimin e tyre, ose t’i mbajë si skllevër nën shërbim.” Sidoqoftë, kjo çështje shtjellohet në librat e fik’hut dhe të ligjeve. 48 Më pas, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: “... derisa të përfundojë lufta.” Muxhahidi shpjegon: “Domethënë, derisa të zbresë Isai, i biri i Merjemes, (paqja e Zotit qoftë mbi të!).” Me sa duket, ai e ka bazuar këtë shpjegim te fjala e Profetit :ﷺ 2385. “Një grup nga umeti im do të vazhdojnë që të jenë të epërm dhe krenarë për të vërtetën, derisa të fundmit nga ata do të luftojnë kundër Dexhalit.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhubejr Ibn Nefiri se: 2386. “Selemetu Ibn Nufejli u ka rrëfyer që njëherë ai shkoi tek Profeti i Allahut dhe i tha: “Unë i kam larguar kuajt, i kam lënë armët dhe kam menduar se tashmë nuk ka më luftë.” Profeti ﷺ i tha: “Pikërisht tani ka ardhur lufta. Do të vazhdojë një grup nga umeti im të jenë të epërm dhe triumfues mbi njerëzit dhe ka për të devijuar Allahu i Lartësuar zemrat e disa njerëzve, të cilët do të luftojnë kundër tyre. Allahu ka për t’i furnizuar ata nëpërmjet tyre, derisa të vijë urdhri i Allahut dhe ata do të vazhdojnë të jenë në këtë gjendje. Dije se qendra e vendbanimit të besimtarëve do të jetë Shami dhe se mirësia do të jetë e lidhur në ballin e kuajve deri në Ditën e Kijametit.” Nesaiu e ka sjellë afërsisht me këtë tekst nga Xhubejr Ibn Nufejli dhe Seleme Ibn Nufejli. Ky është njëri ndër ato argumente që e përforcojnë mendimin që ky ajet nuk është i abroguar. Me sa duket, kjo është një dispozitë që zbatohet gjatë luftërave, për sa kohë do të ketë të tilla. - “Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata ...” - Po dëshironte Zoti, mund t’i ndëshkonte mohuesit, por: - “... por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin.” - Ai e ligjëroi xhihadin, që t’ju vërë në provë besimin dhe qëndrue - shmërinë tuaj. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan dhe pa i nxjerrë në pah durimta - rët?!” [Al Imran 142]. Ndërsa në suren Teube thotë: “Luftojini ata, që Allahu t’i ndëshkojë ashpër me duart tuaja, t’i poshtë - rojë, t’ju dhurojë fitoren ndaj tyre, të shërojë shpirtrat e besimtarëve dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre! Allahu ia pranon pendimin atij që do. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. A mos menduat se do të brakti seni dhe se Allahu nuk do t’i nxjerrë në pah ata ndër ju që luftojnë e që nuk kanë zgjedhur për mik të dashur asnjë tjetër, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve? Allahu e di hollësisht atë që bëni ju.” [Teube 14 - 16]. Duke qenë se gjatë luftës ndodh të vriten edhe besimtarët, Allahu i Lartësuar thotë:

- “Allahu nuk do ua humbë veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. ” - Kurrsesi nuk ka për t’i pakësuar veprat e tyre, përkundrazi, ka për t’ua shumëfishuar të mirat që kanë bërë dhe ka për t’ua shtuar shpërblimin. Madje, disave prej tyre, gjatë jetës në berzah, kanë për t’ju shkruar të gjitha ato punë të mira që i bënin kur ishin gjallë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Kajs El-Xhudhamij, sahab i Profetit ,ﷺ i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2387. “Shehidit kanë për t’ju dhënë 6 veçori: Me pikën e parë të gjakut, atij i falen të gjitha gjynahet; ai ka për të parë vendqëndrimin e tij në Xhenet; ai do të martohet me hyritë symëdha; ai ka për të qenë i sigurt dhe në paqe të plotë nga tmerri i madh (i Ditës së Gjykimit) dhe nga ndëshkimi i varrit, si edhe do t’i jepet stolia e mrekullueshme e imanit.” Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Abdullah Ibn Amr dhe Ebu Katade (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2388. “Shehidit i falet çdo gjë, përveç borxhit.” Ebu Derda Allahu qoftë i kënaqur prej tij tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2389. “Shehidi ka për të ndërmjetësuar për shtatëdhjetë vetë nga pjesëtarët e familjes së tij.” Hadithet për vlerën dhe shpërblimin e madh të shehidit janë të shumta. Më pas i Lartësuari thotë: - “Ai do t'i udhëzojë ...” - Ai do t’i udhëzojë drejt Xhenetit. I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Ata të cilët nuk e shpresojnë takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote dhe kanë gjetur prehje në të, si dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona - vendi i tyre është Zjarri për shkak të veprave që kanë bërë. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira - ata i udhëzon Zoti i tyre me besimin e tyre. Pranë tyre rrjedhin lumenj në Xhenetin e mirësive.” [Junus 9]. - “... dhe do t'ua përmirësojë gjendjen.” - Pra, gjendjen dhe çështjet e tyre. - “Ai do t’i fusë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. ” - Ai i ka njohur me Xhenetin dhe i ka udhëzuar drejt tij. Imam Buhariu sjell hadithin nga Ebu Seid El-Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2390. “Kur besimtarët të shpëtojnë prej Zjarrit, do të mbahen në një urë mes Xhenetit dhe zjarrit, ku dhe do të shpien në vend ndonjë pa - drejtësi dhe hak të mbetur mes tyre në jetën e dynjasë. Pasi ata të pastrohen e të kullo - hen, do t’u jepet lejë që të hyjnë në Xhenet. Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se çdokush prej tyre e di më mirë rrugën drejt vendit të tij në Xhenet sesa dinte rrugën për në shtëpinë e tij në dynja.” - “O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët.” - Ky i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu do t'i ndihmojë ata që ndihmojnë rrugën e Tij. Allahu është i Plotfuqishëm dhe Ngadhë - njimtar.” [Haxh 40]. Kështu, shpërblimi jepet sipas llojit të punës, prandaj dhe i Madhëruari thotë: “Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët.”. Në një hadith thuhet: 2391. “Ai i cili i përcjell udhëheqësit nevojën e dikujt, që nuk ka mundësi t’ia thotë vetë udhëheqësit, Allahu i Lartësuar ka për t’ia forcuar këmbët në sirat, Ditën e Kijametit.” - “Ndërsa ata që nuk besojnë, qofshin të shkatërruar!” - E kundërta e forcimit të këmbëve, që u premtohet besimtarëve që ndihmojnë rrugën e Allahut të Lartësuar dhe rrugën e Profetit të Tij është gjendja e këtyre të mjerëve, këmbët e të cilëve do të dridhen dhe nuk do t’i mbajnë atë ditë të vështirë. Është transmetuar n ë hadith, se Profeti i Allahut ka thënë: 2392. “U dëshpërua e shkatërrua robi i dinarit, dirhe - mit e rrobës së bukur. Nëse i jepen mirësi, kënaqet e nëse privohet, ai zemërohet. U shkatërroftë dhe iu përmbystë gjithçka! Edhe nëse shpohet nga një gjemb, nuk gjen shërim.” Pra, mos e shëroftë Zoti këtë njeri! - “Ai do t'ua asgjësojë veprat. ” - I zhvlerëson, i fshin fare ato vepra. - “Ata urrejnë Shpalljen e Allahut, pra - ndaj Ai ua asgjëson veprat. ” - Ata nuk e duan, madje e urrejnë atë që ka zbritur

Allahu, prandaj dhe i Madhëruari i shkatërron dhe asgjëson punët e tyre.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 47:4–47:6

Allahu i Madhëruar i udhëzon adhuruesit e Tij në gjithçka të mirë, që u mundëson atyre begati, lumturi dhe fitore mbi armiqtë. Ai thotë: - “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni!” - Nëse përballeni në luftë me mohuesit, luftoni me trimëri dhe gjuajini pa mëshirë në qafa, derisa t’i sfilitni e t’i mposhtni. Pasi t’i mundni, nëse e shihni si më të dobishme që t’i mbani robërit e luftës, atëherë mbajini, por: - “Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta,...” – Kini kujdes, që robërit të mos ju shpëtojnë! Lidhini mirë, që të mos kenë mundësi të arratisen. Për robërit, ju jeni të lirë të zgjidhni: ose t’i lironi pa kërkuar çmim për lirimin e tyre, ose t’i mbani derisa ata ose miqtë e tyre të paguajnë për lirinë e tyre, ose edhe mund t’i shkëmbeni me robër muslimanë, që janë tek ata. Kështu le të vazhdojë, derisa: - “...derisa të përfundojë lufta.” – Pra, derisa të përfundojë lufta dhe të arrini paqe ose armëpushim me ta. Çdo kohë dhe situatë ka rregullat që i përshtaten më mirë. Rregulli i mësipërm vlen gjatë kohës së luftës, ndërsa në të kundërt, nëse nuk ka luftë, atëherë nuk flitet më për robër e vrasje. - “Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata,...” – Kuptimi: Nëpërmjet sprovës së luftës, ngrihet ‘tregu’ i xhihadit dhe zbulohen qartë cilësitë e vërteta të robve, duke u dalluar të sinqertët nga gënjeshtarët. Madje, në të tilla raste, besimi i atyre që besojnë drejt shtohet më shumë. Ndërsa ata që nuk kanë besim të drejtë, por kanë vetëm interesa të kësaj dynjaje, bëhen palë vetëm me ata që fitojnë. Për këtë arsye, besimi i tyre nuk vazhdon gjatë, por arrin edhe të zhduket gjatë sprovave e vështirësive. - “...por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin.” - Allahu i Madhëruar ka vendosur që t’i sprovojë besimtarët me jobesimtarët, duke bërë që ditët e fitoreve të vërtiten mes tyre, domethënë duke fituar herë njëra palë e herë tjetra. Por po të dëshironte Allahu i Madhëruar, Ai do të bënte që muslimanët t’i mposhtnin gjithmonë mbi qafirët, sepse Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Po të dëshironte, Ai do të bënte që qafirët të mos provonin kurrë fitore mbi muslimanët, por Allahu i Urtë e ka një qëllim. Ai thotë: - “Allahu nuk do ua humbë veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij.” - Ata kanë një shpërblim shumë të madh, sepse kanë luftuar kundër armiqve të Zotit, me synimin që fjala e Zotit të jetë më e larta. Allahu i Lartësuar nuk ka për t’ua humbur

kurrë veprat atyre. Përkundrazi, Ai do t’ua pranojë, madje do t’ua kultivojë e shtojë më shumë. - “Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre.” - Allahu i Madhëruar i udhëzon ata drejt Xhenetit, duke i bërë të qëndrueshëm në këtë rrugë. Gjithashtu, Ai përmirëson gjendjen dhe çështjet e tyre. Ai ua shumëfishon shpërblimin për veprat që kanë bërë, pa mundime e vështirësi nga ana e tyre. - “Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.” - Allahu i Madhëruar ua ka prezantuar e përshkruar me hollësi Xhenetin, duke i bërë të përmallohen për të. Ai u ka treguar edhe veprat që të çojnë në Xhenet, mes të cilave është edhe lufta në rrugën e Zotit. Në fakt, është Allahu i Madhëruar Ai që u jep sukses të zbatojnë atë që janë urdhëruar ta zbatojnë. Më pas, Ai i fut ata në Xhenet, duke i drejtuar te gradat më larta. Kështu, Ai i lumturon ata, me stolitë e mrekullueshme të Xhenetit. Atje ata do të jetojnë në paqe e siguri, dhe kjo do të vazhdojë përgjithmonë.

← Muhammed 47:4