48. Fet'h · ajete 1–3

سورة الفتح
1

إِنَّا فَتَحۡنَا لَكَ فَتۡحٗا مُّبِينٗا

‘Inna fetehna leke fethæn mubinæn

Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.

2

لِّيَغۡفِرَ لَكَ ٱللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنۢبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَيَهۡدِيَكَ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا

Lijegfire lekel-lahu ma tekaddeme min dhenbike we ma te’ehhare we jutimme ni’metehu ‘alejke we jehdijeke siratæn mustekimæn

Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.

3

وَيَنصُرَكَ ٱللَّهُ نَصۡرًا عَزِيزًا

We jensurekel-lahu nesræn ‘azizæn

Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.