48. Fet'h · ajete 16–17

سورة الفتح
16

قُل لِّلۡمُخَلَّفِينَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ سَتُدۡعَوۡنَ إِلَىٰ قَوۡمٍ أُوْلِي بَأۡسٖ شَدِيدٖ تُقَٰتِلُونَهُمۡ أَوۡ يُسۡلِمُونَۖ فَإِن تُطِيعُواْ يُؤۡتِكُمُ ٱللَّهُ أَجۡرًا حَسَنٗاۖ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ كَمَا تَوَلَّيۡتُم مِّن قَبۡلُ يُعَذِّبۡكُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا

Kul lilmuhallefine minel-’a’rabi setud’awne ‘ila kawmin ‘uli be’sin shedidin tukatilunehum ‘ew juslimune fe’in tuti’u ju’utikumu Ellahu ‘exhræn hesenæn we ‘in tetewellew kema tewellejtum min kablu ju’adhdhibkum ‘adhabæn ‘elimæn

Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (ta pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbetët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm",

17

لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبۡهُ عَذَابًا أَلِيمٗا

Lejse ‘alel-’a’ma herexhun we la ‘alel-’a’rexhi herexhun we la ‘alel-meridi herexhun we men juti’i Ellahe we resulehu judhilhu xhennatin texhri min tehtihal-’enharu we men jetewelle ju’adhdhibhu ‘adhabæn ‘elimæn

Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sipas një numri të komentatorëve të Kuranit me këtë “fet’h”, pushtim, çlirim, hapje, ka si qëllim çlirimin e Mekës. Disa komentatorë të tjerë të mbështetur edhe në hadithin, që shënon Buhariu thonë: fjala me këtë çlirim është paqja dhe marrëveshja e Hudejbisë, në të cilën janë radhitur një mori ngjarjesh të rëndësishme siç janë: besëlidhja (Bej’atur Ridvan), kontrata që lidhi Pejgamberi a.s. me kurejshitët, pranimi i Fesë Islame nga një numër i madh etj. Në shumë vende në Kuran, për ngjarjet që do të ndodhin më vonë vjen folja e kohës së shkuar, sikurse edhe këtu: “fetahna” dhe jep të kuptohet për një punë të kryer, e derisa