لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبۡهُ عَذَابًا أَلِيمٗا
Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sipas një numri të komentatorëve të Kuranit me këtë “fet’h”, pushtim, çlirim, hapje, ka si qëllim çlirimin e Mekës. Disa komentatorë të tjerë të mbështetur edhe në hadithin, që shënon Buhariu thonë: fjala me këtë çlirim është paqja dhe marrëveshja e Hudejbisë, në të cilën janë radhitur një mori ngjarjesh të rëndësishme siç janë: besëlidhja (Bej’atur Ridvan), kontrata që lidhi Pejgamberi a.s. me kurejshitët, pranimi i Fesë Islame nga një numër i madh etj. Në shumë vende në Kuran, për ngjarjet që do të ndodhin më vonë vjen folja e kohës së shkuar, sikurse edhe këtu: “fetahna” dhe jep të kuptohet për një punë të kryer, e derisa