48. Fet'h · ajete 2–7

سورة الفتح
2

لِّيَغۡفِرَ لَكَ ٱللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنۢبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَيَهۡدِيَكَ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا

Lijegfire lekel-lahu ma tekaddeme min dhenbike we ma te’ehhare we jutimme ni’metehu ‘alejke we jehdijeke siratæn mustekimæn

Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.

3

وَيَنصُرَكَ ٱللَّهُ نَصۡرًا عَزِيزًا

We jensurekel-lahu nesræn ‘azizæn

Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.

4

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِيمَٰنٗا مَّعَ إِيمَٰنِهِمۡۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

Huwel-ledhi ‘enzele es-sekinete fi kulubil-mu’uminine lijezdadu ‘imanæn me’a ‘imanihim we lillehi xhunudu es-semawati wel-’erdi we kanel-lahu ‘alimæn hekimæn

Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.

5

لِّيُدۡخِلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَيُكَفِّرَ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عِندَ ٱللَّهِ فَوۡزًا عَظِيمٗا

Lijudhilel-mu’uminine wel-mu’uminati xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha we jukeffire ‘anhum sejji’atihim we kane dhalike ‘indel-lahi fewzæn ‘adhimæn

(E urdhëroi luftën) Edhe për t'i shtie besimtarët dhe besimtaret në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t'i shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe tek All-llahu.

6

وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ ٱلظَّآنِّينَ بِٱللَّهِ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۖ وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَلَعَنَهُمۡ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرٗا

We ju’adhdhibel-munafikine wel-munafikati wel-mushrikine wel-mushrikati edh-dhannine billahi dhenne es-sew’i ‘alejhim da’iretu es-sew’i we gadibel-lahu ‘alejhim we le’anehum we ‘e’adde lehum xhehenneme we sa’et mesiræn

E në anën tjetër, për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq.

7

وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا

We lillehi xhunudu es-semawati wel-’erdi we kanel-lahu ‘azizæn hekimæn

Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.