48. Fet'h · ajete 22–25

سورة الفتح
22

وَلَوۡ قَٰتَلَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوَلَّوُاْ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا

We lew katelekumul-ledhine keferu lewellewl-’edbare thumme la jexhidune welijæn we la nesiræn

Edhe sikur ata që nuk besuan t'ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.

23

سُنَّةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا

Sunnetel-lahi elleti kad halet min kablu we len texhide lisunneti Ellahi tebdilæn

(ky është) Ligji i All-llahut që është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.

24

وَهُوَ ٱلَّذِي كَفَّ أَيۡدِيَهُمۡ عَنكُمۡ وَأَيۡدِيَكُمۡ عَنۡهُم بِبَطۡنِ مَكَّةَ مِنۢ بَعۡدِ أَنۡ أَظۡفَرَكُمۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا

We huwel-ledhi keffe ‘ejdijehum ‘ankum we ‘ejdijekum ‘anhum bibetni mekkete min ba’di ‘en ‘edhferekum ‘alejhim we kanel-lahu bima ta’melune besiræn

Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni.

25

هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَٱلۡهَدۡيَ مَعۡكُوفًا أَن يَبۡلُغَ مَحِلَّهُۥۚ وَلَوۡلَا رِجَالٞ مُّؤۡمِنُونَ وَنِسَآءٞ مُّؤۡمِنَٰتٞ لَّمۡ تَعۡلَمُوهُمۡ أَن تَطَـُٔوهُمۡ فَتُصِيبَكُم مِّنۡهُم مَّعَرَّةُۢ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ لِّيُدۡخِلَ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦ مَن يَشَآءُۚ لَوۡ تَزَيَّلُواْ لَعَذَّبۡنَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا

Humul-ledhine keferu we seddukum ‘anil-mesxhidil-herami wel-hedje ma’kufæn ‘en jebluga mehillehu we lewla rixhalun mu’uminune we nisa’un mu’uminatun lem ta’lemuhum ‘en tete’uhum fetusibekum minhum me’arretun bigajri ‘ilmin lijudhilel-lahu fi rehmetihi men jesha’u lew tezejjelu le’adhdhebnal-ledhine keferu minhum ‘adhabæn ‘elimæn

Ata janë që nuk besuan, ju penguan t'i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrinin në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t'i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (Zoti do t'ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për ta marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t'i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.