Muhemmedun resulu Ellahi wel-ledhine me’ahu ‘eshidda’u ‘alel-kuffari ruhema’u bejnehum terahum rukka’æn suxhxhedæn jebtegune fedlæn minel-lahi we ridwanæn simahum fi wuxhuhihim min ‘etheri es-suxhudi dhalike metheluhum fit-tewræti we metheluhum fil-’inxhili kezer’in ‘ehrexhe shet’ehu fe’azerehu fastegledhe fastewa ‘ala sukihi ju’xhibu ez-zurra’a lijegidhe bihimul-kuffare we’adel-lahul-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati minhum megfireten we ‘exhræn ‘adhimæn
Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pejgamberi a.s. me njëmijë e katërqind shokë mësyu për vizitë Qaben në vitin e gjashtë hixhri. Në vendin e quajtur Hudejbie, jo shumë larg Mekës Pejgamberi a.s. ndalet dhe dërgon Osmanin t’i lajmërojë mekasit, se dëshirojnë ta bëjnë umren - vizitë Qabes, jo në kohën e haxhit.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.