Litu’uminu billahi we resulihi we tu’azziruhu we tuwekkiruhu we tusebbihuhu bukreten we ‘esilæn
Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.
Ata që të zotohen ty, në të vërtetë ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
Sejekulu lekel-muhallefune minel-’a’rabi shegaletna ‘emwaluna we ‘ehluna fastegfir lena jekulune bi’elsinetihim ma lejse fi kulubihim kul femen jemliku lekum minel-lahi shej’æn ‘in ‘erade bikum derræn ‘ew ‘erade bikum nef’æn bel kanel-lahu bima ta’melune habiræn
Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: "Neve na penguan pasuritë tona dhe familjet tona, andaj ti kërko falje për ne!" Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t'ju përfshijë juve ndonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t'ju gjejë ndonjë e mirë?" Jo, por All-llahu hollësisht di për atë që punoni ju.
Bel dhenentum ‘en len jenkalibe er-resulu wel-mu’uminune ‘ila ‘ehlihim ‘ebedæn we zujjine dhalike fi kulubikum we dhenentum dhenne es-sew’i we kuntum kawmæn buræn
Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen te familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat tuaja u duket e mirë dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.
Sejekulul-muhallefune ‘idha entelektum ‘ila meganime lite’hudhuha dheruna nettebi’kum juridune ‘en jubeddilu kelamel-lahi kul len tettebi’una kedhalikum kalel-lahu min kablu fesejekulune bel tehsudunena bel kanu la jefkahune ‘illa kalilæn
Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas do të thonë: "Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!" Ata duan të ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: "Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!" E ata do t'ju thonë: "Jo, por ju na keni zili!" Po, ata janë që kuptojnë pak gjë.
Kul lilmuhallefine minel-’a’rabi setud’awne ‘ila kawmin ‘uli be’sin shedidin tukatilunehum ‘ew juslimune fe’in tuti’u ju’utikumu Ellahu ‘exhræn hesenæn we ‘in tetewellew kema tewellejtum min kablu ju’adhdhibkum ‘adhabæn ‘elimæn
Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (ta pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbetët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm",
Lejse ‘alel-’a’ma herexhun we la ‘alel-’a’rexhi herexhun we la ‘alel-meridi herexhun we men juti’i Ellahe we resulehu judhilhu xhennatin texhri min tehtihal-’enharu we men jetewelle ju’adhdhibhu ‘adhabæn ‘elimæn
Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sipas një numri të komentatorëve të Kuranit me këtë “fet’h”, pushtim, çlirim, hapje, ka si qëllim çlirimin e Mekës. Disa komentatorë të tjerë të mbështetur edhe në hadithin, që shënon Buhariu thonë: fjala me këtë çlirim është paqja dhe marrëveshja e Hudejbisë, në të cilën janë radhitur një mori ngjarjesh të rëndësishme siç janë: besëlidhja (Bej’atur Ridvan), kontrata që lidhi Pejgamberi a.s. me kurejshitët, pranimi i Fesë Islame nga një numër i madh etj. Në shumë vende në Kuran, për ngjarjet që do të ndodhin më vonë vjen folja e kohës së shkuar, sikurse edhe këtu: “fetahna” dhe jep të kuptohet për një punë të kryer, e derisa
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.