49. Huxhurat · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures El-Huxhurat Sherif Ahmeti
E zbritur në Medinë, pas sures El Muxhadeletu, ajete: 18
Kjo sure edhe pse është e shkurtër, ka një përmbajtje madhështore, ngase përmbledh çështje të një edukate të përjetshme, baza të një qytetërimi të lartë andaj disa komentatorë e kanë quajtur: kaptina e moralit.
Së pari flet për një edukatë të lartë, të cilën duhet ta kultivojnë besimtarët, e në vijim i numëron:
- të mos vendosin për asgjë para se të konsultohen me Kur'an dhe me Pejgamberin, - të mos ngrisin zërin dhe të mos ngërmohen pranë Pejgamberit, pse niveli, fama, autoriteti i tij është i lartë e jo si i njerëzve të tjerë të rëndomtë, - të mos i vënë veshin çdo thënie, lajmi, e posaçërisht kur ajo e ka burimin prej ndonjë njeriu që nuk është aq i drejtë, - të përpiqen për pajtim ndërmjet palëve të përçara e të ngatërruara, - të mos tallen me njëri-tjetrin, të mos përgojojnë, të mos vëzhgojnë çështjet intime të tjetrit, të mos formojnë bindje të keqe ndaj tjetrit.
Vërteton për një origjinë të të gjithë njerëzve.
Përshkruan bindjen e beduinëve, të cilët kishin menduar se besimi shprehet me një fjalë goje dhe sqaron se ç'është iman i plotë dhe ç'është vetëm islam.
Quhet: "Suretul Huxhurati" - kaptina e dhomave, ngase këshillohen besimtarët të mos bëjnë zhurmë në afërsi të dhomave të nënave të besimtarëve.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 49:1–49:10
"O besimtarë, mos vendosni për asnjë send para se të orientoheni njëherë në udhëzimet e Zotit dhe të Pejgamberit. Kur të bisedoni në praninë e Pejgamberit, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e tij dhe mos u ngërmoni pranë tij, sikurse i ngërmoheni njëri-tjetrit dhe mos e thirrni me emër thjesht o Muhammed, por Pejgamber i Zotit, o i dërguar i Zotit. Njëfarë Thabit bin Kajs kishte zërin e lartë e kur zbriti ky ajet, ai tha: "Unë jam ai që kam ngritur zërin, pra më humbi mundi i im'" dhe i pikëlluar ngeli në familje. Një ditë Pejgamberi pyeti për të se ku është që nuk po e shoh" Vajtën e i treguan e ai tha: "Unë jam xhehenemli, i kam humbur të mirat'" treguan Pejgamberit, e ai tha: "Jo, ai është xhennetli". Zërin duhet ta keni të ulët kur jeni pranë tij dhe nuk duhet ta trazoni pa rregull e ta thirrni prej së jashtmi.
Myslimanët nuk duhet të nguten e të gjykojnë menjëherë rreth ndonjë thënie a lajm, sepse lajmi mund të jetë i rrejshëm, kurse ata të gabojnë.
Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte: "Harith bin Darar Huzai vjen te Pejgamberi, e pranon fenë islame, e jep zeqatin, i thotë Pejgamberit po shkoj te populli im e po i thërras të vijnë në fe nëse pranojnë po e mbledh zeqatin, kurse ti ma dërgo një njeri ta marrë zeqatin. Merret vesh se ata kishin pranuar fenë, kishin dhënë zeqatin, e Pejgamberi e dërgon Velid ibni Akabën te Harithi. Velidi niset, por frikësohet dhe në rrugë kthehet e i thotë Pejgamberit se Harithi deshi të më mbysë dhe nuk ma dha zeqatin. Pejgamberi dërgon një ekip kundër Harithit, por posa dalin ata prej Medinës e takojnë Harithin duke sjell zeqatin, ndaj, kuptohet se Velidi kishte gënjyer.
Tentimi i ngatërresës ndërmjet dy grupeve ishte: ndërmjet fisit Evs dhe Hazrexh, e mund të ishte edhe rasti kur Ibni Ubej, prijës i hipokritëve i kishte thënë Pejgamberit: mos m'u afro se era e gomarit që i ke hipur po më mundon. Një ensar i ka thënë: era e gomarit të Pejgamberit është më e këndshme se era jote. Atëherë nga të dy anët filloi shamata.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 49:1–49:3
Përmes këtyre ajeteve, Allahu i Lartësuar edukon adhuruesit e Tij besimtarë, në lidhje me mënyrën se si të sillen me Profetin e Tij. Ai i poros it ata që ta respektojnë, ta nderojnë, ta madhërojnë dhe vlerësojnë lart figurën e Profetit. - “O ju që keni besuar! Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij ...” - Për çdo çështje, mos nxitoni të dilni para vendimit të Zotit, por jini pasues të Profetit ﷺ . Në këtë gjykim gjithëpërfshirës futet edhe edukata sheriatike, me të cilën duhet të stolisemi pikë së pari. Kështu vjen në hadithin e Muadhit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), të cilit profeti i Allahut i tha kur e dërgoi në Jemen: 2431. “Me çfarë ligji do të gjykosh njerëzit?” Ai tha: “Me Librin e Allahut të Lartësuar.” Profeti i Allahut vijoi: “Po nëse nuk gjen argument në Librin e Zotit?” Ai tha: “Me Sunetin e Profetit të Allahut.” I Dërguari vijoi sërish: “Po nëse nuk gjen argument në të?” Muadhi tha: “Do të përpiqem të gjykoj me arsyeti - min më të drejtë dhe gjykimin tim më të kujdesshëm.” Atëherë, Profeti e goditi në gjoks dhe tha: “Lavdërimi i takon Allahut, i Cili e udhëzoi lajmëtarin e Profetit të Allahut që të bëjë diçka, që e kënaq Profetin e Allahut.” Këtë hadith e kanë sjellë Ahme - di, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh. Qëllimi në sjelljen e këtij hadithi është për të kuptuar se Muadhi na tregoi se opinionet dhe gjykimi i njerëzve hyjnë në punë veçse pas kërkimit në argumentet e Kuranit dhe Sunetit. Nëse ai do t’i jepte përparësi logji - kës përpara Kuranit dhe Sunetit, atëherë do të binte ndesh me këtë ajet, i cili thotë që të mos dalim përpara Zotit dhe Profetit të Tij. Ali Ibn Ebu Talha transmeton nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!) shpjegimin e këtij të fundit për fjalën e Allahut: “Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij ...”, duke thënë: “Pra, mos thoni diçka, që bie ndesh me Librin e Zotit dhe Sunetin e Profetit të Tij.” - “... dhe kni frikë Allahun! ” - Kini frikë Zotin, në lidhje me atë që Ai ju ka urdhëruar që ta bëni. - “Allahu është Gjithëdëgjues e i Gjithë - ditur.” - Ai është Gjithëdëgjues i fjalëve tuaja dhe i Gjithëditur për qëllimet dhe motivet tuaja. - “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit ... ” - Kjo është një tjetër vlerë, me të cilën Allahu i Lartësuar i edukoi besimtarët, dhe pikërisht urdhri për të mos e ngritur zërin në prani të Profetit ,ﷺ mbi zërin e tij. Buhariu sjell hadithin nga Abdullah Ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili rrëfen se: 2432. “... tek Profeti ﷺshkoi një delegacion nga fisi Benu Temim. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i tha Profetit: “Vendos si udhëheqës të tyre El -Ka’ka’ Ibn Mabedin.” Ndërsa Umeri (Allahu qoftë i kënqur prej tij!) propozoi: “Më mirë vendos El-Ekra’ Ibn Habisin.” Ebu Bekri, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “E the këtë thjesht vetëm për të më kundërshtuar mua?” Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) iu kthye: “Jo, nuk doja të të kundërshtoja, por ....”, dhe kështu filluan të polemizonin me njëri-tjetrin, derisa ngritën edhe zërin. Atë -
herë zbritën ajetet: “O ju që keni besuar! Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kini frikë Allahun! Allahu është Gjithëdëgjues e i Gjithëditur ...”, deri tek: “... Sikur ata të bënin durim, derisa të dilje vetë, do të ishte më mirë për ta. Allahu është Falës i Madh e Mëshirë - plotë.” Gjithashtu, Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që tregon se: 2433. “... pasi zbriti ky ajet, Profeti ﷺ nuk po e shikonte më Thabit Ibn Kajsin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në xhami. Një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Do të të tregoj unë se çfarë ka ndodhur me të.” Shkoi tek ai dhe e gjeti në shtëpinë e tij kokulur e të mërzitur, kështu që e pyeti: “Si i ke punët?” Ai tha: “Keq!” Në fakt, Thabiti kishte një zë kumbues kur fliste dhe zëri i tij dëgjohej mbi zërin e Profetit ,ﷺ prandaj tha: “Unë kam ngritur zërin mbi zërin e Profetit ,ﷺ rrjedhimisht më janë fshirë punët e mira dhe kam frikë se do të jem prej banorëve të Zjarrit.” Atëherë, lajmësi shkoi tek Profeti uthsëk aht ia es ,nitibahT rëp uefërr i ehd ﷺ dhe ashtu. Enes Ibn Maliku thotë: “Ai u kthye tek Thabiti sërish, por me një përgë - zim shumë të madh. Profeti ﷺ e porositi: “Shko tek ai dhe thuaji: “Ti nuk je prej banorëve të Zjarrit, por je prej banorëve të Xhenetit.” Këtë version e ka sjellë vetëm Buhariu. Më pas, Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët që t’i drejtohen Profetit ﷺme ton të vrazhdë, ashtu sikurse ndodh rëndom me të tjerët. Atij duhet t’i flasësh me edukatë, respekt dhe nderim: - “... dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri -tjetrit ...” - Ky i ngjan ajetit tjetër: “Mos iu drejtoni të Dërguarit, sikurse i drejtoheni njëri -tjetrit! Allahu i di ata që largohen tinëz. Prandaj le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) sepse do t’i përfshijë ndonjë sprovë, ose do t’i godasë një dënim i dhembshëm.” [Nur 63]. Dijetarët kanë thënë që është e papëlqyeshme edhe ngritja e zërit pranë varrit të Profetit ,ﷺashtu sikurse ishte e papëlqyeshme që të ngrihej zëri në pra - ninë e profetit kur ishte gjallë, sepse figura e Profetit është e nderuar, qoftë kur ai ishte gjallë, qoftë pas ndërrimit të jetës. Na është transmetuar nga udhëheqësi i besimta -rëve, Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se një ditë ai dëgjoi dy burra në xhaminë e Profetit ﷺqë ngrinin zërin. Atëherë u shkoi dhe tha: “A e dini se ku jeni?” Pastaj tha: “Nga jeni ju?” Ata i thanë: “Jemi nga Taifi.” Atëherë, Umeri tha: “Po të ishit nga Medina, do t’ju shqepja në dru.” Më pas, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “... e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier!” - Zoti e ndaloi ngritjen e zërit në prani të Profetit ﷺ ,sepse kjo do të shkaktonte zemërimin e tij, gjë që do të zemëronte edhe Allahun e Lartësuar, dhe kështu do të asgjësoheshin veprat e mira të atij që zemëroi Profetin, pa e kuptuar fare, sikurse ka ardhur hadithi në Sahih: 2434. “Me të vërtetë, dikush thotë një fjalë, që kënaq Allahun e Lartësuar, por që ai nuk i jep rëndësi, megjithatë, për të do të shkruhet dhe bëhet detyrë Xheneti. Po ashtu, dikush thotë një fjalë, e cila zemëron Zotin e Lartësuar, por që ai nuk i jep rëndësi, dhe për shkak të saj, ai do të hidhet në zjarr, më thellë sesa hapësira mes qiellit dhe Tokës.” Më pas, Allahu i Lartësuar porosit që të ulet zëri në praninë e Profetit .ﷺ Ai i udhëzon besimtarët që të stolisen me këtë edukatë të të folurit në praninë e Profetit .ﷺ - “Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmë - rinë.” - Allahu i Lartësuar i pastron ato zemra, për t’i pajisur me këtë stoli kaq të vyer, që është devotshmëria e frikërespekti për Të. Ai i bën ata meritues të kësaj cilësie të lartë. I Lartësuari thotë: - “Për ta ka falje gjynahesh dhe shpër - blim të madh. ” - Imam Ahmedi sjell rrëfi - min nga Muxhahidi se dikush i shkroi Umerit: “O udhëheqësi i besimtarëve! Një burrë nuk i ka dëshirë gjynahet dhe as nuk i shkon mendja për to. A është më i mirë ky apo një tjetër, i cili i dëshiron fort gjynahet, por që njëkohësisht ruhet shumë prej tyre?” Umeri
(Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i tha: “Më i mirë është ai që mbase i dëshiron gjynahet, por në asnjë mënyrë nuk i bën ato, për hir të Zotit.” Pastaj citoi: “Allahu ua ka sprovuar zemrën, për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh dhe shpërblim të madh.”.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 49:1–49:3
- “O ju që keni besuar! Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! ” - Këto ajete janë porosi për një edukatë të lartë në lidhje me Allahun e Lartësuar dhe me Profetin e Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar na udhëzon që ta adhurojmë Atë si të Vetëm e të Pashoq dhe të vlerësojmë lart Profetin e Tij, duke e respektuar dhe nderuar atë. Besimtarët urdhërohen të bëjnë atë që kërkon besimi i tyre tek Allahu dhe Profeti i Tij. Imani i vërtetë sjell plotësimin e urdhrave të Allahut dhe largimin nga ndalesat e Tij. Ky iman i bën besimtarët që të ecin sipas porosive të Allahut e të qëndrojnë brenda kufijve të Tij, duke ndjekur traditën e Profetit, në të gjitha çështjet e tyre. Ata nuk i lejojnë vetes kurrsesi që të dalin para Zotit dhe Profetit të Tij. Ata nuk flasin, derisa Zoti të flasë, ata nuk japin urdhra, derisa Ai t’i japë ato. Pikërisht ky përkushtim me sinqeritet dhe përunjësi është esenca e edukatës së domosdoshme me Allahun dhe Profetin e Tij. Kjo edukatë është rruga e lumturisë dhe e fitores së robit. Nëse nuk i hyn kësaj rruge, ai humb lumturinë e përjetshme dhe dështon. Në këto ajete është një ndalesë kategorike për të mos e braktisur fjalën e Profetit për fjalën e asnjë njeriu tjetër, kushto qoftë ai. Nëse vjen e qartë fjala e Profetit (a.s.) dhe vërtetohet saktësia e saj, nuk lejohet të mbështetesh te fjala e dikujt tjetër, kushdo qoftë ai. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për devotshmëri ndaj Tij, në mënyrë të përgjithshme. Devotshmëria ndaj Allahut është ashtu sikurse e ka përkufizuar Talk Ibn Hubejbi: Të punosh në bindje ndaj Allahut, i ndriçuar nga drita e Allahut e duke shpresuar shpërblimin e Allahut; t’u largohesh gjynaheve e mosbindjes ndaj Allahut, i ndriçuar nga drita e Allahut e duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij. - “Allahu është Gjithëdëgjues e i Gjithëditur.” - Allahu është Dëgjuesi i të gjitha zërave, në çdo kohë, nga çdo skutë dhe drejtim. Ai është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur rreth asaj që shfaqet dhe asaj që mbahet fshehur, rreth të shkuarës dhe të ardhmes, i Gjithëditur për të mundshmen dhe të pamundshmen, si dhe për ato gjëra që domosdoshmërisht ekzistojnë. Pasi Allahu i Lartësuar na ndaloi nga kundërshtimi i fjalës së Profetit dhe pasi na urdhëroi për devotshmëri ndaj vetë Atij, përmendja e këtyre dy emrave të mrekullueshëm të Tij është, sigurisht, një nxitje e fortë për t’iu përmbajtur me përpikmëri këtyre porosive. Nga ana tjetër, është edhe një kërcënim për ata që nuk u përmbahen këtyre porosive. Pastaj i Madhëruari thotë: - “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri -tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier!” - Ky është një urdhër për edukatën që duhet të kenë besimtarët me Profetin e Allahut, në mënyrën e komunikimit me të. 24 Kush bisedonte me Profetin (a.s.) nuk duhej ta ngrinte zërin më lart se Profeti (a.s.), por t’i drejtohej atij me zë të ulët, me edukatë, butësi e nderim të thellë, ashtu sikur u flitet njerëzve të mëdhenj, të nderuar e të respektuar. Me Profetin nuk duhej të silleshin njëlloj si me njëri -tjetrin, por me edukatë të veçantë, ashtu sikurse e meriton një profet nga ymeti i tij. Ymeti e ka detyrë që ta besojë plotësisht profetin e vet. Ai e ka detyrë, gjithashtu, që ta dojë Zotin dhe profetin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër. Ashtu sikurse e ka detyrë besimin dhe dashurinë për Profetin, ashtu e ka detyrë edhe edukatën e lartë me të. Mosplotësimi i këtij detyrimi sjell asgjësimin e punëve të robit, pa e ndier dhe kuptuar. Nga ana tjetër, edukata me të sjell shpërblime të mëdha dhe pranim të veprave nga Allahu i Madhëruar. - “Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh
dhe shpërblim të madh. ” - Këtu Allahu i Lartësuar i lëvdon ata të cilët e ulin zërin e tyre kur janë te Profeti (a.s.). Allahu i vuri në provë zemrat e tyre, pas përfundimit të së cilës zemrat e tyre dolën të qëndrueshme dhe të denja për t’u pajisur me devotshmëri. Më pas, Allahu i Lartësuar u premton atyre falje për gjynahet dhe mangësitë e tyre, që nënkupton siguri nga çdo e keqe dhe shpërblim shumë të madh, realitetin e të cilit mund ta dijë veçse Ai, Allahu i Madhëruar. Shpërblim i madh do të thotë arritja e gjithçkaje të dashur dhe të synuar. Ky ajet dëshmon se Allahu i Madhëruar i provon zemrat, duke i vënë përballë urdhrash që duhen zbatuar, përballë ndalesash që duan respektim, si dhe përballë fatkeqësish që duan durim, të shoqëruar me kënaqësi për caktimin e Tij. Çdokush që përqendrohet dhe i qëndron besnik përherë porosive të Allahut, synon kënaqësinë e Tij dhe garon për vepra të mira, duke u dhënë atyre përparësi kundrejt dëshirave të tij të devijuara, me të vërtetë quhet besnik dhe i denjë për t’u pajisur me takua. Në të kundërt, kuptohet se ai nuk bën për këtë gradë të lartë.