إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِخۡوَةٞ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَ أَخَوَيۡكُمۡۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ
S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
O besimtarë, mos vendosni për asnjë send para se të orientoheni një herë në udhëzimet e Zotit dhe të Pejgamberit. Kur të bisedoni në praninë e Pejgamberit, mos e ngreni zërin tuaj mbi zërin e tij dhe mos u ngërmoni pranë tij, sikurse i ngërmoheni njëri-tjetrit dhe mos e thirrni me emër thjesht: o Muhamed, por o Pejgamber i Zotit, o i Dërguar i Zotit. Një farë Thabit bin Kajsi kishte zërin e lartë e kur zbriti ky ajet, ai tha: “Unë jam ai që kam ngritur zërin, pra më humbi mundi im”- dhe i pikëlluar ngeli në familje. Një ditë Pejgamberi a.s. pyeti për të se ku është që nuk po e shoh?- Vajtën e i treguan e ai tha:”Unë jam xhehenemli, i kam humbur të mirat!” I treguan Pejgamberit a.s., e ai tha: “Jo, ai është xhenetli”. Zërin duhet ta keni të ulët, kur jeni pranë tij dhe nuk duhet ta trazoni pa rregull e ta thirrni prej së jashtmi. Muslimanët nuk duhet të nguten e të gjykojnë menjëherë rreth ndonjë thënie a lajmi, sepse lajmi mund të jetë i rrejshëm, kurse ata të gabojnë. Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte: “Harith bin Darar Huzai vjen te Pejgamberi a.s., e pranon Fenë Islame, e jep zeqatin, i thotë Pejgamberit po shkoj te populli im e po i thërras të vijnë në fe, nëse pranojnë po e mbledh zeqatin, kurse ti ma dërgo një njeri ta marrë zeqatin. Merret vesh se ata kishin pranuar fenë, kishin dhënë zeqatin, e Pejgamberi a.s. e dërgon Velid ibni Akabën te Harithi. Velidi niset, por frikësohet dhe në rrugë kthehet e i thotë Pejgamberit, se Harithi deshi të më vrasë dhe nuk ma dha zeqatin. Pejgamberi a.s. dërgon një ekip kundër Harithit, por posa dalin ata prej Medinës e takojnë Harithin duke sjellur zeqatin, ndaj kuptohet se Velidi kishte gënjyer. Tentimi i ngatërresës ndërmjet dy grupeve ishte: ndërmjet fisit Evs dhe Hazrexh, e mund të ishte edhe rasti kur Ibni Ubeji, prijës i hipokritëve i kishte thënë Pejgamberit a.s.: Mos m’u afro, se era e gomarit që i ke hipur po më mundon.- Një ensar i ka thënë: Era e gomarit të Pejgamberit a.s. është më e këndshme se era jote. Atëherë nga të dy anët filloi shamata. tjetrin), dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen janë mizorë.