← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

49. Huxhurat · Ajeti 11 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 49:11–49:18

Në këto disa ajete u tërhiqet vërejtja atyre që kanë besuar me gojë, por besimi i tyre nuk ka depërtuar sa duhet thellë në zemrat e tyre.

Besimtari i sinqertë nuk bën të dyshojë, të ketë bindje të keqe, nuk bën ta përgojojë tjetrin pas sysh, sepse ajo është aq e urrejtur siç është e urrejtur ngrënia e mishit të njeriut, të vëllait, të të vdekurit. Nuk bën të hulumtojë e të dijë për gjërat intime të tjetrit ose për ndonjë të metë të tij. Pejgamberi ka thënë: "'... Ai që përcjell çështjet intime të vëllait të vet, Allahu përcjell atë në çështjet intime, e atë që Allahu e përcjell në to, ia zbulon edhe nëse janë ato në mes mureve të shtëpisë së tij". (Hafidh ebu Ja'la).

Ajeti sipas së cilit kuptohet se të gjithë njerëzit rrjedhin prej një babe e prej një nëne dhe se të gjithë janë të ndarë në popuj e në fise, për tu lehtësuar sa më shumë njohjen e njëri-tjetrit dhe afrimin e njerit me tjetrin, e jo për t'u larguar e përçarë ndërmjet vete, është parim themelor i orientimit dhe i besimit islam se të gjithë njerëzit janë vëllezër.

Ndarja në popuj e në fise ka për qëllim që të dihet prejardhja e secilit, por edhe pse origjina e njeriut është e pranishme ndër popuj dhe në ligje, ajo nuk ka vlerë kur paraqitet, lidhja edhe më e rëndësishme, kur paraqitet besimi - imani, sikurse kur lind dielli, yjet nuk duken më.

"Ai që dëshiron të jetë më i ndershmi, le të respektojë mësimet e Allahut!" (Shejh Zade).

Beduinët, por jo hipokritët, nga Beni Esad erdhën në Medinë shprehën deklaratën islame i dhe i thanë Pejgamberit se të kemi ardhur të gjithë që, jemi me familje dhe nuk të kemi luftuar ty si të luftuan të tjerët. E me këtë donin që Pejgamberi t'u ndihmojë materialisht. Kur'ani vërtetoi se imani i sinqertë është shkalla më e lartë nga vetë deklarata islame. Besimtarë i vërtetë është: i vendosuri pa luhatje, luftëtari me mall e me shpirt.

Ata ia përmendin Muhammedit se ia kishin parë hajrin që u bënë myslimanë, e Pejgamberi u tha mos më lavdëroni mua, falënderonie Allahun që ju ndihmoi të orientoheni në rrugën e drejtë, se Allahut nuk mund t'i fshehet asgjë, Ai i di të gjitha të fshehtat.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Huxhuratë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 49:11

Allahu i Lartësuar e ndalon talljen dhe përçmimin e njerëzve, sikurse vjen edhe në hadith të saktë nga Profeti i Allahut: 2448. “Kibri është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” Në një transmetim thuhet: “... përbuzja e njerëzve”, që do të thotë, nënçmimi i tyre, mosdhënia e vlerë - simit të duhur për ta. Kjo është e ndaluar nga Zoti, sepse i përçmuari mund të jetë në gradë shumë më të lartë tek Allahu i Lartësuar sesa përçmuesi. - “O ju që keni besuar! Nuk është mirë të tallet një popull me një popull tjetër, sepse të tallurit mund të jenë më të mirë nga ata që tallin; as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që ato të jenë më të mira se ato që tallin.” - Kjo ndalesë u drejtohet si burrave, edhe grave. - “Mos tallni veten tuaj ...” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “...mos vrisni veten!” [Nisa 29]. Pra, kur thotë “... mos vrisni veten tuaj!”, ka për qëllim mos vrisni njeri-tjetrin. Kështu, edhe në këtë ajet, ku - ptimi është: “mos tallni njeri -tjetrin”. Tallja me veprime quhet hemz, ndërsa kur bëhet me fjalë quhet lemz. Të tilla vepra janë të ndaluara, sepse janë tregues të nënçmimit të njerëzve, janë kapërcim i kufijve të Zotit dhe shkelje e të drejtave dhe dinjitetit të njerëzve. Po kështu edhe përhapja e armi - qësisë, futja dhe nxitja e urrejtjes përmes fjalëve, konsiderohet si lemz. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Mjerë për

atë që tall e përqesh” [Humeze 1]. Pra, mjerë ata që tallen me njerëzit, qoftë me fjalë, qoftë nëpërmjet veprave dhe gjesteve të tyre. - “... e mos i vini njëri -tjetrit nofka tallë - se!” - Mos ju drejtohuni njëri -tjetrit me nofka tallëse. Këtu bëhet fjalë për ato nofka e emërtime, të cilat e mërzisin dhe zemë - rojnë personin. Imam Ahmedi sjell rrëfmin nga Ebu Xhubejrate Ibn Dahaku, i cili ka thënë: 2449. “Kjo ka zbritur në lidhje me ne, fisin Benu Selemes. Kur Profeti i Allahut erdhi në Medinë, çdo burrë në fisin tonë kishte nga dy ose tre emra, me të cilët thirrej. Profeti e thërriste njërin prej tyre me nofkën, që vetë populli i tij zakonisht e quante, derisa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ai mërzitet kur e thërret me këtë emër.” Atëhere zbriti ajeti: “... mos i vini njëri-tjetrit nofka tallëse!” Kështu e transmeton Ebu Daudi. - “Sa e shëmtuar është të vësh nofka tallëse, pasi ke besuar! ” - Është shumë e keqe dhe e urryer emërtimi me nofka të këqija, siç ndodhte në kohën e xhahilijetit, por që në Islam u ndalua. Pasi keni hyrë në Islam dhe logjikoni drejt rreth të mirës dhe të keqes, të tilla veprime janë shumë të ulta dhe të këqija tek Zoti. - “Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” - Ata që nuk heqin dorë nga kjo vepër janë keqbërës dhe të padrejtë, që kalojnë kufijtë dhe bëjnë padrejtësi ndaj njerëzve dhe ndaj vetes së tyre.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 49:11

- “O ju që keni besuar! Nuk është mirë të tallet një popull me një popull tjetër, sepse të tallurit mund të jenë më të mirë nga ata që tallin; as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që ato të jenë më të mira se ato që tallin. ” - Edhe ky është një nga detyrimet e ndërsjellta të muslimanëve: ata nuk lejohet të tallen me njëri-tjetrin, qoftë me fjalë apo me vepra e gjeste. Ky është një veprim që Zoti e ka bërë haram. Sjellja e tillë tregon që tallësi ka rënë në vetëkënaqësi. Ndoshta i talluri është më i mirë se tallësi, ashtu siç ndodh në shumicën e rasteve, pasi tallja buron nga zemra që është e mbushur me vese të ulëta. Për këtë, Profeti (a.s.) ka thënë: “I mjafton njeriut si gjynah, përçmimi i vëllait të tij besimtar.” - “Mos tallni veten tuaj...” - Mos tejkaloni caqet, duke përmendur të metat e njëri - tjetrit! Kjo mund të bëhet me fjalë ose me veprime. Që të dyja janë haram, madje për vepruesin e tyre ka kërcënim për ndëshkim në Zjarr, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Mjerë për atë që tall e përqesh (njerëzinë),” [Humeze 1]. Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë: “Mos tallni veten tuaj!” Pra, vëllai besimtar duhet trajtuar si vetja. Kështu duhet të jenë besimtarët: si një trup i vetëm! Gjithashtu, nëse tall të tjerët, edhe ata do të veprojnë njëlloj me ty, e në këtë rast, njeriu është vetë shkaktar për talljen e vetvetes. - “...e mos i vini njëri -tjetrit nofka tallëse!” - Muslimani nuk duhet ta tallë vëllain e tij duke e thirrur me nofka që ai nuk dëshiron ta thërrasin. Ky veprim është haram. Ndërsa nofkat jo fyese, të cilat njeriu i pranon, nuk hyjnë në këtë ndalesë. - “Sa e shëmtuar është të vësh nofka tallëse, pasi ke besuar!” - Kthimi pas në injorancë, mosbindje dhe gjynahe, pasi ke besuar dhe ke bërë vepra të mira sipas ligjit të Zotit, është diçka shumë e shëmtuar. Kjo do të thotë që përdorimi i nofkave fyese e tallëse për tjetrin është kthim në injorancën paraislame dhe një vepër e shëmtuar. - “Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” - Ky është detyrim i besimtarit musliman. Ai duhet të pendohet tek Allahu i Lartësuar dhe t’i japë hakun vëllait të tij musliman. Ai duhet t’i kërkojë falje vëllait të tij, dhe duhet t’i kërkojë falje Zotit të tij. Gjithashtu, duhet që, nëse e ka ofenduar, sharë dhe mbajtur nëpër gojë për keq vëllain musliman, tani le ta lëvdojë atë dhe të çojë në vend nderin e tij. Nga ky ajet kuptohet se njerëzit ndahen dy grupe: 1. Të padrejtët ndaj vetes, të cilët nuk pendohen për gjynahet e tyre. 2. Ata që bëjnë gjynahe, por që pendohen për gjynahet e tyre. Këta të fundit përfitojnë mirësinë e shpëtojnë nga çdo e keqe. Nuk ka grup të tretë, veç këtyre.

← Huxhurat 49:11