← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

49. Huxhurat · Ajeti 13 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 49:11–49:18

Në këto disa ajete u tërhiqet vërejtja atyre që kanë besuar me gojë, por besimi i tyre nuk ka depërtuar sa duhet thellë në zemrat e tyre.

Besimtari i sinqertë nuk bën të dyshojë, të ketë bindje të keqe, nuk bën ta përgojojë tjetrin pas sysh, sepse ajo është aq e urrejtur siç është e urrejtur ngrënia e mishit të njeriut, të vëllait, të të vdekurit. Nuk bën të hulumtojë e të dijë për gjërat intime të tjetrit ose për ndonjë të metë të tij. Pejgamberi ka thënë: "'... Ai që përcjell çështjet intime të vëllait të vet, Allahu përcjell atë në çështjet intime, e atë që Allahu e përcjell në to, ia zbulon edhe nëse janë ato në mes mureve të shtëpisë së tij". (Hafidh ebu Ja'la).

Ajeti sipas së cilit kuptohet se të gjithë njerëzit rrjedhin prej një babe e prej një nëne dhe se të gjithë janë të ndarë në popuj e në fise, për tu lehtësuar sa më shumë njohjen e njëri-tjetrit dhe afrimin e njerit me tjetrin, e jo për t'u larguar e përçarë ndërmjet vete, është parim themelor i orientimit dhe i besimit islam se të gjithë njerëzit janë vëllezër.

Ndarja në popuj e në fise ka për qëllim që të dihet prejardhja e secilit, por edhe pse origjina e njeriut është e pranishme ndër popuj dhe në ligje, ajo nuk ka vlerë kur paraqitet, lidhja edhe më e rëndësishme, kur paraqitet besimi - imani, sikurse kur lind dielli, yjet nuk duken më.

"Ai që dëshiron të jetë më i ndershmi, le të respektojë mësimet e Allahut!" (Shejh Zade).

Beduinët, por jo hipokritët, nga Beni Esad erdhën në Medinë shprehën deklaratën islame i dhe i thanë Pejgamberit se të kemi ardhur të gjithë që, jemi me familje dhe nuk të kemi luftuar ty si të luftuan të tjerët. E me këtë donin që Pejgamberi t'u ndihmojë materialisht. Kur'ani vërtetoi se imani i sinqertë është shkalla më e lartë nga vetë deklarata islame. Besimtarë i vërtetë është: i vendosuri pa luhatje, luftëtari me mall e me shpirt.

Ata ia përmendin Muhammedit se ia kishin parë hajrin që u bënë myslimanë, e Pejgamberi u tha mos më lavdëroni mua, falënderonie Allahun që ju ndihmoi të orientoheni në rrugën e drejtë, se Allahut nuk mund t'i fshehet asgjë, Ai i di të gjitha të fshehtat.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Huxhuratë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 49:13

Allahu i Lartësuar i bën njerëzit me dije se Ai i krijoi ata prej një njeriu të vetëm, dhe po prej këtij njeriu krijoi gruan, bashkë - shorten e burrit. Ata ishin Ademi dhe Hauaja. Po ashtu, Allahu i ndau njerëzit në kombe e fise të ndryshme. Kështu, gjithë njerëzit janë në të njëjtën gradë, për sa i përket prejardhjes së tyre nga balta, sepse të gjithë janë prej Ademit dhe Hauasë (paqja e Zotit qoftë me ta!). Dallimet mes tyre i bëjnë vetëm kriteret fetare, pikërisht bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndjekja e Profetit të Tij. Për këtë arsye, pasi Allahu i Lartësuar ndaloi përgojimin dhe nënçmimin e njëri-tjetrit, na vuri në dukje se që të gjithë ne, si njerëz, jemi të njëjtë në origjinë dhe prejardhje, çka e bën të pavend dhe tërësisht të ndaluar përgojimin dhe përçmimin e njëri-tjetrit. I Lartësuari thotë: - “O njerëz! Ne ju krijuam prej një ma - shkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush.” - Me qëllim që të bëhet e mundur njohja ndër ju dhe çdokush të kthehet në fisin, popullin dhe familjen e vet. Ebu Isa et Tirmidhi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti ﷺ ka thënë: 2460. “Mësoni prejardhjen tuaj mjaftue - shëm, që të mbani lidhjet tuaja farefisnore. Pa dyshim që mbajtja e lidhjeve farefisnore është dashuri për familjen, shtim i pasurisë dhe jetëgjatësi.” 65 Tirmidhiu shton që ky hadith është garib, sepse e kemi parë të vijë veçse përmes kësaj rruge transmetimi. - “Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush. ” - Gradat tuaja tek Allahu i Lartësuar do të jenë veçse në varësi të devotshmërisë, frikërespektit për Zotin, dhe jo sipas prejardhjes farefi - snore. Janë të shumta hadithet nga Profeti i Allahut, që janë transmetuar në lidhje me këtë çështje. Disa do t’i përmendim në vi - jim: Profeti ﷺ ka thënë: 2461. “Më të mirët ndër ju në kohën e injorancës (para se të hynin në Islam) do të jenë më të mirët tuaj edhe në Islam, nëse logjikojnë.” Buhariu dhe Muslimi sjellin hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2462. “Me të vërtetë, Allahu nuk sheh pamjen tuaj dhe as pasurinë tuaj, por sheh zemrat dhe veprat tuaja.” [Ibn Maxheh]. Ibn Ebu Hatimi përcjell se Ibn Umeri (Allahu qoftë i këna - qur me ta!) rrëfen se: 2463. “Ditën e çlirimit të Mekës, Profeti bëri tavaf hipur mbi devenë e tij, Kasuanë, dhe i prekte anët e Qabes me shkopin që mbante në dorë ... Pastaj Profeti i Allahut mbajti një hytbe hipur mbi kafshën e tij. Ai lavdëroi Allahun e Lartësuar, ashtu sikurse Ai e meriton të lavdërohet e, ndër të tjera, tha: “O ju njerëz! Me të vërtetë Allahu i Lartësuar i largoi prej jush turpet e injorancës dhe zakonin e krenimit dhe lëvdimit me etërit dhe paraardhësit. Njerëzit janë dy llojesh: ose njerëz bamirës, të devotshëm, bujarë, fisnikë dhe të nderuar tek Allahu i Lartësuar, ose keqbërës, fatzinj,

të pavlerë dhe të nënçmuar tek Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar dhe Krenar ka thënë: “O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush. Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje.” Pastaj Profeti ﷺ shtoi: “E them këtë fjalë dhe i kërkoj falje Allahut për veten time dhe për ju.” Kështu e transmeton Ibn Humejdi. Imam Ahmedi sjell nga Dhurate Bintu Eb - Lehebi (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) këtë rrëfim: 2464. “Një burrë u ngrit dhe shkoi tek Profeti ﷺ teksa ai ishte në minber dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Cili është më i miri i njerëzve?” Profeti ﷺ tha: “Më i miri i njerëzve është më i lexuari, më i di - turi dhe më i devotshmi ndaj Allahut Krenar dhe të Lartësuar, ai që më së shumti urdhë - ron për të mira dhe ndalon nga të këqijat dhe ai që më së miri i mban lidhjet farefis - nore.” - “Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje. ” - Ai është i Gji - thëditur rreth jush, i di në hollësi e në detaje të gjitha çështjet tuaja dhe është vullneti i Tij ai që zbatohet mbi ju. Është Ai që ve - ndos udhëzimin tuaj apo lënien në humbje, mëshirimin apo ndëshkimin. Ai ju dallon dhe zgjedh, se Ai është i Urti, i Gjithëdituri, Ai që i di hollësisht të gjitha çështjet. Disa dijetarë, bazuar në këto ajete të nderuara dhe hadithe, kanë thënë se, në lidhje me martesën, ajo që merret për bazë është veçse afërsia ose përshtatja në nivelin fetar, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë: “Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush.” Disa të tjerë, duke sjellë argumente të tjera, kanë thënë se në martesë duhen marrë parasysh edhe aspekte të tjera të nivelit të burrit dhe gruas, si statusi shoqëror, pasuria, dituria, etj. Në librin tonë ‘ Kitabul Ehkam ’ kemi përme - ndur disa çështje të tilla.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 49:13

- “O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush. ” - Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e krijoi njerëzimin prej një origjine të vetme. Gjithë

njerëzimi e ka zanafillën nga Ademi dhe Havaja. Prej atyre të dyve, Allahu i Madhëruar nxori shumë burra e gra. Ai i bëri ata të shpërndahen nëpër tokë, të ndarë në kombe e fise, disa të vegjël e disa të mëdhenj. Ai i bëri në fise e kombe, që ata të njohin njëri -tjetrin. Nëse do t’i bënte që secili njeri të jetonte i vetëm, atëherë nuk do të kishte lidhje mes tyre, nuk do të kishte ndihmë dhe mbështetje për njëri-tjetrin, nuk do të kishte trashëgimi, lidhje gjaku apo plotësim të të drejtave të familjes e të farefisit. - “Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush.” - Kriteri vlerësues për njerëzit është devotshmëria. Më i nderuar tek Allahu është ai që është më i devotshmi, pra, njeriu më i përkushtuar në bindjen ndaj Tij dhe më i ruajturi nga gjynahet. Kjo do të thotë që nuk është më i nderuari ai që ka më shumë njerëz e farefis, apo prejardhje më të ndritur. - “Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje.” - Allahu është i Gjithëditur. Ai e di se cili prej robve është i devotshëm haptazi dhe fshehtazi dhe cili është vetëm haptazi e jo fshehtazi. Allahu do t’i japë secilit atë që meriton. Ky ajet tregon se njohja e gjenealogjisë së familjes është e ligjshme, sepse Allahu i Lartësuar na ndau në fise e kombe që ne të njohim njëri-tjetrin dhe prejardhjen tonë.

← Huxhurat 49:13