49. Huxhurat · ajete 15–17

سورة الحُـجُـرات
15

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمۡ يَرۡتَابُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ

‘Innemal-mu’uminunel-ledhine ‘amenu billahi we resulihi thumme lem jertabu we xhahedu bi’emwalihim we ‘enfusihim fi sebili Ellahi ‘ula’ike humu es-sadikune

Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.

16

قُلۡ أَتُعَلِّمُونَ ٱللَّهَ بِدِينِكُمۡ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Kul ‘etu’allimunel-lahe bidinikum wel-lahu ja’lemu ma fi es-semawati we ma fil-’erdi wel-lahu bikulli shej’in ‘alimun

Thuaj: "A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send".

17

يَمُنُّونَ عَلَيۡكَ أَنۡ أَسۡلَمُواْۖ قُل لَّا تَمُنُّواْ عَلَيَّ إِسۡلَٰمَكُمۖ بَلِ ٱللَّهُ يَمُنُّ عَلَيۡكُمۡ أَنۡ هَدَىٰكُمۡ لِلۡإِيمَٰنِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Jemunnune ‘alejke ‘en ‘eslemu kul la temunnu ‘alejje ‘islamekum beli Ellahu jemunnu ‘alejkum ‘en hedakum lil’imani ‘in kuntum sadikine

Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: "Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim".