49. Huxhurat · Ajeti 18

سورة الحُـجُـرات
Përkthimi Sherif Ahmeti
18

إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ غَيۡبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

S'ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto disa ajete iu tërhiqet vërejtja atyre që kanë besuar me gojë, por besimi i tyre nuk ka depërtuar sa duhet thellë në zemrat e tyre. Besimtari i sinqertë nuk bën të dyshojë, të ketë bindje të keqe, nuk bën ta përgojojë tjetrin pas sysh, sepse ajo është aq e urrejtur, siç është e urrejtur ngrënia e mishit të njeriut, të vëllait, të të vdekurit. Nuk bën të hulumtojë e të dijë për gjërat intime të tjetrit ose për ndonjë të metë të tij. Pejgamberi a.s. ka thënë: “...Ai që përcjell çështjet intime të vëllait të vet, Allahu e përcjell atë në çështjet intime, e atë që Allahu e përcjell në to, ia zbulon edhe nëse janë ato në mes mureve të shtëpisë së tij”. (Hafidh Ebu Jala). Ajeti sipas të cilit kuptohet, se të gjithë njerëzit rrjedhin prej një babai e prej një nëne