49. Huxhurat · ajete 2–10

سورة الحُـجُـرات
2

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَرۡفَعُوٓاْ أَصۡوَٰتَكُمۡ فَوۡقَ صَوۡتِ ٱلنَّبِيِّ وَلَا تَجۡهَرُواْ لَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ كَجَهۡرِ بَعۡضِكُمۡ لِبَعۡضٍ أَن تَحۡبَطَ أَعۡمَٰلُكُمۡ وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la terfa’u ‘eswatekum fewka sewti en-nebiji we la texhheru lehu bil-kawli kexhehri ba’dikum liba’din ‘en tehbete ‘a’malukum we ‘entum la tesh’urune

O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.

3

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصۡوَٰتَهُمۡ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱمۡتَحَنَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمۡ لِلتَّقۡوَىٰۚ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٌ عَظِيمٌ

‘Innel-ledhine jeguddune ‘eswatehum ‘inde resuli Ellahi ‘ula’ikel-ledhine emtehenel-lahu kulubehum lilttekwa lehum megfiretun we ‘exhrun ‘adhimun

Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut, All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.

4

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِن وَرَآءِ ٱلۡحُجُرَٰتِ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ

‘Innel-ledhine junaduneke min wera’il-huxhurati ‘ektheruhum la ja’kilune

Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.

5

وَلَوۡ أَنَّهُمۡ صَبَرُواْ حَتَّىٰ تَخۡرُجَ إِلَيۡهِمۡ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

We lew ‘ennehum seberu hetta tehruxhe ‘ilejhim lekane hajræn lehum wel-lahu gafurun Rehimun

E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.

6

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن جَآءَكُمۡ فَاسِقُۢ بِنَبَإٖ فَتَبَيَّنُوٓاْ أَن تُصِيبُواْ قَوۡمَۢا بِجَهَٰلَةٖ فَتُصۡبِحُواْ عَلَىٰ مَا فَعَلۡتُمۡ نَٰدِمِينَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘in xha’ekum fasikun binebe’iin fetebejjenu ‘en tusibu kawmæn bixhehaletin fetusbihu ‘ala ma fe’altum nadimine

O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.

7

وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ فِيكُمۡ رَسُولَ ٱللَّهِۚ لَوۡ يُطِيعُكُمۡ فِي كَثِيرٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِ لَعَنِتُّمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ حَبَّبَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَزَيَّنَهُۥ فِي قُلُوبِكُمۡ وَكَرَّهَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡكُفۡرَ وَٱلۡفُسُوقَ وَٱلۡعِصۡيَانَۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلرَّٰشِدُونَ

We a’lemu ‘enne fikum resulel-lahi lew juti’ukum fi kethirin minel-’emri le’anittum we lekinnall-llahe hebbebe ‘ilejkumul-’imane we zejjenehu fi kulubikum we kerrehe ‘ilejkumul-kufre wel-fusuka wel-’isjane ‘ula’ike humu er-rashidune

E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.

8

فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَنِعۡمَةٗۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Fedlæn minel-lahi we ni’meten wel-lahu ‘alimun hekimun

Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.

9

وَإِن طَآئِفَتَانِ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱقۡتَتَلُواْ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَهُمَاۖ فَإِنۢ بَغَتۡ إِحۡدَىٰهُمَا عَلَى ٱلۡأُخۡرَىٰ فَقَٰتِلُواْ ٱلَّتِي تَبۡغِي حَتَّىٰ تَفِيٓءَ إِلَىٰٓ أَمۡرِ ٱللَّهِۚ فَإِن فَآءَتۡ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَهُمَا بِٱلۡعَدۡلِ وَأَقۡسِطُوٓاْۖ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُقۡسِطِينَ

We ‘in ta’ifetani minel-mu’uminine ektetelu fe’eslihu bejnehuma fe’in begat ‘ihdahuma ‘alel-’uhra fekatilu elleti tebgi hetta tefi’e ‘ila ‘emri Ellahi fe’in fa’et fe’eslihu bejnehuma bil-’adli we ‘eksitu ‘innall-llahe juhibbul-muksitine

Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.

10

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِخۡوَةٞ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَ أَخَوَيۡكُمۡۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ

‘Innemal-mu’uminune ‘ihwetun fe’eslihu bejne ‘ehawejkum we etteku Ellahe le’allekum turhemune

S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
O besimtarë, mos vendosni për asnjë send para se të orientoheni një herë në udhëzimet e Zotit dhe të Pejgamberit. Kur të bisedoni në praninë e Pejgamberit, mos e ngreni zërin tuaj mbi zërin e tij dhe mos u ngërmoni pranë tij, sikurse i ngërmoheni njëri-tjetrit dhe mos e thirrni me emër thjesht: o Muhamed, por o Pejgamber i Zotit, o i Dërguar i Zotit. Një farë Thabit bin Kajsi kishte zërin e lartë e kur zbriti ky ajet, ai tha: “Unë jam ai që kam ngritur zërin, pra më humbi mundi im”- dhe i pikëlluar ngeli në familje. Një ditë Pejgamberi a.s. pyeti për të se ku është që nuk po e shoh?- Vajtën e i treguan e ai tha:”Unë jam xhehenemli, i kam humbur të mirat!” I treguan Pejgamberit a.s., e ai tha: “Jo, ai është xhenetli”. Zërin duhet ta keni të ulët, kur jeni pranë tij dhe nuk duhet ta trazoni pa rregull e ta thirrni prej së jashtmi. Muslimanët nuk duhet të nguten e të gjykojnë menjëherë rreth ndonjë thënie a lajmi, sepse lajmi mund të jetë i rrejshëm, kurse ata të gabojnë. Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte: “Harith bin Darar Huzai vjen te Pejgamberi a.s., e pranon Fenë Islame, e jep zeqatin, i thotë Pejgamberit po shkoj te populli im e po i thërras të vijnë në fe, nëse pranojnë po e mbledh zeqatin, kurse ti ma dërgo një njeri ta marrë zeqatin. Merret vesh se ata kishin pranuar fenë, kishin dhënë zeqatin, e Pejgamberi a.s. e dërgon Velid ibni Akabën te Harithi. Velidi niset, por frikësohet dhe në rrugë kthehet e i thotë Pejgamberit, se Harithi deshi të më vrasë dhe nuk ma dha zeqatin. Pejgamberi a.s. dërgon një ekip kundër Harithit, por posa dalin ata prej Medinës e takojnë Harithin duke sjellur zeqatin, ndaj kuptohet se Velidi kishte gënjyer. Tentimi i ngatërresës ndërmjet dy grupeve ishte: ndërmjet fisit Evs dhe Hazrexh, e mund të ishte edhe rasti kur Ibni Ubeji, prijës i hipokritëve i kishte thënë Pejgamberit a.s.: Mos m’u afro, se era e gomarit që i ke hipur po më mundon.- Një ensar i ka thënë: Era e gomarit të Pejgamberit a.s. është më e këndshme se era jote. Atëherë nga të dy anët filloi shamata. tjetrin), dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen janë mizorë.