49. Huxhurat · ajete 5–8

سورة الحُـجُـرات
5

وَلَوۡ أَنَّهُمۡ صَبَرُواْ حَتَّىٰ تَخۡرُجَ إِلَيۡهِمۡ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

We lew ‘ennehum seberu hetta tehruxhe ‘ilejhim lekane hajræn lehum wel-lahu gafurun Rehimun

E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.

6

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن جَآءَكُمۡ فَاسِقُۢ بِنَبَإٖ فَتَبَيَّنُوٓاْ أَن تُصِيبُواْ قَوۡمَۢا بِجَهَٰلَةٖ فَتُصۡبِحُواْ عَلَىٰ مَا فَعَلۡتُمۡ نَٰدِمِينَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘in xha’ekum fasikun binebe’iin fetebejjenu ‘en tusibu kawmæn bixhehaletin fetusbihu ‘ala ma fe’altum nadimine

O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.

7

وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ فِيكُمۡ رَسُولَ ٱللَّهِۚ لَوۡ يُطِيعُكُمۡ فِي كَثِيرٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِ لَعَنِتُّمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ حَبَّبَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَزَيَّنَهُۥ فِي قُلُوبِكُمۡ وَكَرَّهَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡكُفۡرَ وَٱلۡفُسُوقَ وَٱلۡعِصۡيَانَۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلرَّٰشِدُونَ

We a’lemu ‘enne fikum resulel-lahi lew juti’ukum fi kethirin minel-’emri le’anittum we lekinnall-llahe hebbebe ‘ilejkumul-’imane we zejjenehu fi kulubikum we kerrehe ‘ilejkumul-kufre wel-fusuka wel-’isjane ‘ula’ike humu er-rashidune

E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.

8

فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَنِعۡمَةٗۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Fedlæn minel-lahi we ni’meten wel-lahu ‘alimun hekimun

Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.