49. Huxhurat · ajete 7–8

سورة الحُـجُـرات
7

وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ فِيكُمۡ رَسُولَ ٱللَّهِۚ لَوۡ يُطِيعُكُمۡ فِي كَثِيرٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِ لَعَنِتُّمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ حَبَّبَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَزَيَّنَهُۥ فِي قُلُوبِكُمۡ وَكَرَّهَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡكُفۡرَ وَٱلۡفُسُوقَ وَٱلۡعِصۡيَانَۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلرَّٰشِدُونَ

We a’lemu ‘enne fikum resulel-lahi lew juti’ukum fi kethirin minel-’emri le’anittum we lekinnall-llahe hebbebe ‘ilejkumul-’imane we zejjenehu fi kulubikum we kerrehe ‘ilejkumul-kufre wel-fusuka wel-’isjane ‘ula’ike humu er-rashidune

E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.

8

فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَنِعۡمَةٗۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Fedlæn minel-lahi we ni’meten wel-lahu ‘alimun hekimun

Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.